Policia ka sekuestruar 145 kg kanabis dhe armë gjatë një operacioni në Krujë të koduar “Noja”. Autoritetet kanë shpallur në kërkim një person si dhe kanë arrestuar kryeplakun e fshatit Nojë.
Mësohet se në pranga ka rënë H. M., 66 vjeç, banues në fshatin Nojë dhe akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur Bujar Sefa Xaka, 34 vjeç, banues në Nojë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Policia njofton se vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al