Menduh Thaçi ka pranuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama dhe do të vijë në Tiranë. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen për Klan Maqedonia dhe thotë se do të jetë i pranishëm në takimin e ftuar nga Kryeministri Edi Rama.
Takimi pritet të zhvillohet më 10 Janar në Shqipëri, ku ftesa u është dërguar të gjithë liderëve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Klan Maqedonia kontaktoi edhe me kryetarin e Lëvizjes BESA i cili ende nuk e ka konfirmuar prezencën e tij në takimin e Tiranës. /KlanMacedonia