Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ftesa e Ramës/ Duma: Ka sektorë që do të bashkëpunojmë

2021/05/08 at 6:59 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ftesa e Ramës/ Duma: Ka sektorë që do të bashkëpunojmë

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma ka përjashtuar dhe ka mohuar çdo mundësi bashkëqeverisjeje me Partinë Socialiste, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit, por në pozicionin e opozitës.


Në një intervistë në News 24, Duma tha se PD mund të bashkëpunojë me qeverinë në sektorë të tillë si integrimi, arsimi dhe shëndetësia, por u shpreh se ky vend nuk bëhet demokratik pa një opozitë efiçente. Duma foli edhe për zgjedhje të parakohshme, ndërsa tha se për këtë duhet të presim se si do të sillet SPAK.

Pjesë nga intervista

 Por a duhet PD ta vlerësojë shtrirjen e dorës nga Rama për qeverisje për hir të integrimit dhe reformave?

Grida Duma: Diku, diku, unë mund të kem ngritur zërin më shumë seç duhet. Unë e përjashtoj. Nuk mundesh kurrë të bësh aleancë me atë që është kundër shqiptarëve. Nuk mundesh kurrë të bashkërendosh punët me ata persona që kanë bërë punët keq, unë nuk harroj. Memoria e shkurtër e këtij vendi e ka shkatërruar vendin. Ndërkombëtaret duhet të kuptojnë që ky vend nëse nuk ka opozitën eficente nuk bëhet dot demokratik.

Ambasadorja Kim tha që duhet të bashkëpunoni?

Grida Duma: Ka sektorë që do të bashkëpunojmë, integrimin, arsimin dhe shëndetësinë. Në këtë drejtim nuk ka nevojë për të bashkëqeverisur, por për t’u ulur, diskutuar, e dhënë opozitës rolin që i takon. Kur u erdhi momenti për të bërë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ata u mblodhën.

Si është marrëdhënia me LSI dhe sa kompakte është opozita e bashkuar, sidomos tani pas 25 prillit?

Grida Duma: LSI është përpjekur të jetë opozitare dhe kundër Ramës. Qëndrimet që mban për të shkuarën dhe të ardhmen duhet të maturohen në vazhdimësi. PD e vlerësoj shumë për fisnikërinë që ka si forcë politike, kur ka elementë të vegjël e që mund t’i lejohet të thotë ndonjë fjalë, nuk e thotë kurrë.

Ju latë të kuptohet që mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kur mund të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme.

Grida Duma: Duhet menjëherë të merren vendime për zgjedhjet lokale. Janë disa bashki që janë me emërime dhe jo me zgjedhje, të tjera me nga një kandidat. Kemi një raport të OSBE që me krijimin e Gjykatës Kushtetuese duhet vlerësuar zgjedhjet e 2019. Kjo është e shpejtë. Ndërsa flasim për nacionalet do të shohim si do të sillet SPAK, përshpejtimi i çështjes edhe në institucionet ndërkombëtare do të përshpejtojmë ditën, pse jo, vendi duhet të vendoset në zgjedhje të parakohshme.

Mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme?
Pse jo. Mendoni se ne duhet t’i falim ndokujt ndonjë gjë? Askujt, zero! Kur e keqja përsëritet, ne duhet ta ndalojmë. Patjetër që duhet të ndjekim çdo hap.
Dy janë gjërat kryesore, përdorimi i administratës dhe i fondeve për fatkeqësi. Në Rrogozhinë thuhej se tërmeti nuk ka dëme, por aty ishin 1971 dosje, që nga DS1, kaluan te DS3, DS4, kaluan te milionëshet. Njerëzit merrni telefonata ‘nëse nuk voton për ne, nuk merr gjë’. Nëse nuk kishte blerje, PD do të merrte 75 mandate. Të gjithë mendonin se PD do t’i merrte 75 mandate, nëse s’do të kishte vjedhje.

 

 

 

Etiketa: ftesagrida dumaPDps


Ju sugjerojmë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
Kronikë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

5 Shtator, 2025 8:36 am
Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt
Aktualitet

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

5 Shtator, 2025 8:34 am
9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shtator, 2025 7:54 am
Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
Para
Halim Kosova: Rama më pranoi idetë, Basha më krijoi komisione

Halim Kosova: Rama më pranoi idetë, Basha më krijoi komisione

Manjola kërkoi ndihmë, PD: Rama e shantazhoi në telefon “Turp të kesh”

Grupi për largimin e Bashës, flet Duma:Nuk i vlerësoj fare mosmirënjohësit

Përvjetori i martesës, Aurela Basha publikon foton nga dasma

Përvjetori i martesës, Aurela Basha publikon foton nga dasma
















TE FUNDIT

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
5 Shtator, 2025

Është arrestuar në Republikën Domenikane, shtetasi shqiptar Vilson Pepa, i njohur ndryshe si anëtarë i grupit kriminal që trafikonte drogë...

Lexo më shumë

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt
5 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të...

Lexo më shumë

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës
5 Shtator, 2025

Sot shënohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, figurës së njohur botërisht për përkushtimin e saj ndaj më të varfërve...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
5 Shtator, 2025

Deri në orët e mesditës i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com