Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fshirja e adresave shqiptare në Luginën e Preshevës,reagim Kosovë-Shqipëri

2020/11/22 at 9:59 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fshirja e adresave shqiptare në Luginën e Preshevës,reagim Kosovë-Shqipëri

Kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë kërkuar nga Serbia që të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve që jetojnë tri komunat në jug të Serbisë, përkatësisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – apo siç njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës.


Përmes një deklarate të përbashkët, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, thanë se ky veprim që sipas tyre, Serbia po e bën qëllimshëm, ka për synim krijimin “jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”.

Sipas kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, kjo praktikë e Serbisë, përbën një formë të re të “shtypjes ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”.

“Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefave të diplomacisë të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj-Stublla dhe Cakaj i kanë bërë thirrje Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të lartë të OSBE për Minoritetet Kombëtare që ta përcjellin këtë situatë dhe sipas tyre, të veprojnë të të parandaluar këtë proces “me pasoja afatgjata ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi”.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011./REL

 



Ju sugjerojmë

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës
Kronikë

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

6 Dhjetor, 2025 10:15 am
Si e “humbi” Trump Indinë?
Bota

Si e “humbi” Trump Indinë?

6 Dhjetor, 2025 9:10 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për sot

6 Dhjetor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

6 Dhjetor, 2025 7:43 am
Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Para
Biden: Mbi 11 milionë emigrantë do të marrin nënshtetësinë amerikane

Joe Biden cakton të martën anëtarët e parë të kabinetit

Nju Jork/ 650 kufoma qëndrojnë në kamionë frigoriferikë, që nga pranvera

Nju Jork/ 650 kufoma qëndrojnë në kamionë frigoriferikë, që nga pranvera

Rëndohet gjendja, Italia regjistron rekord rastesh të reja me COVID-19

Studimi/Corona u përhap në Itali dhe Europë që në shtator 2019
















TE FUNDIT

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës
6 Dhjetor, 2025

Një 39-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim droge dhe për lojëra fati....

Lexo më shumë

Si e “humbi” Trump Indinë?

Si e “humbi” Trump Indinë?
6 Dhjetor, 2025

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
6 Dhjetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
6 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve vetë sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për orë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com