Kronikë

Fshihej në banesën e Ardian Çapjas,arrestohet një tjetër person në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 30/03/21 |
Opi Nion

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Krasta 2021” si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ardian Çapja në Elbasan.

Mësohet se në pranga ka rënë Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Çekani fshihej nga autoritetet në banesën e Ardian Çapjas. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Ardian Çapja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Mëngjesin e djeshëm, RENEA, DVP Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta 2021”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çapja, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Në banesën e tij, në momentin e kapjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov. Vijon operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapjas./Opinion.al

Pas