Sport

FSHF shtyn të gjitha ndeshjet deri më 20 shkurt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:33 - 14/02/21 |
Semiljana Azizi

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të shtyjë të gjitha ndeshjet e parashikuara për këtë javë. Ky vendim ka ardhur si pasojë e motit të keq dhe me dëborë.

Federata e Futbollit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e të gjitha klubeve dhe është njohur me situatën e rënduar të terreneve sportive dhe stadiumeve, ku do të zhvilloheshin shumë ndeshje. Ndeshjet janë vendosur që të shtyhen deri më 20 shkurt 2021.

Ndërkaq Federata ka njoftuar se ndeshjet e parashikuara për t’ua luajtur këtë të diel dhe gjatë javës, do të luhen në një datë të mëvonshme, që do të përcaktohen nga Sektori i Garave në FSHF./Opinion.al

Pas