Kryesore

FSHF: Sezoni i ri nis më 31 Gusht, datat për secilin kampionat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:13 - 20/08/20 |
Opi Nion

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar vendimin për nisjen e sezonit 2020-2021.

Sipas këtij vendimi, sezoni do të nisë në datë 31 Gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të përfundojë në datë 29 Maj 2021 me finalen e Kupës së Shqipërisë që zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 12 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më datë 4 Tetor 2021 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.

Kupa e Shqipërisë fillon më datë 7 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 29 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore për femra fillon më datë 26 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-21 fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.

Kampionatet e Kategorisë Superiore U-17/U-19 fillojnë më datë 20 Shtator 2020 dhe përfundojnë më datë 22 Maj 2021.

Kampionatet e Kategorisë së Parë U-17/U-19 fillojnë më date 4 Tetor 2020 dhe përfundojnë më datë 16 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-15 fillon më datë 27 Shtator 2019 dhe përfundon më date 30 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-13 fillon më datë 27 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 30 Maj 2021. 

Pas