Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se për shkak të motit të keq që është parashikuar fundjavën që vjen në vendin tonë do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare.
Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet që janë programuar për t’u luajtur në orën14:00 në kampionatet “Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët. Të gjitha këto ndeshje do të startojnë në orën 13:30.
Raundi i 12-të i elitës së futbollit në Shqipëri do luhet në tre ditë. Gjithçka nis të shtunën në orën 17:00, ku përballen Erzeni dhe Egnatia. Të diel në 13:30 luhet Kukësi – Dinamo, ndërsa në 17:00 Teuta pret Laçin, ndërsa Skënderbeu mat forcat në Korçë me Tiranën. Java e 12-të mbyllet të hënë, me duelin Partizani – Vllaznia që luhet më 18:00.
Superliga – java e 12-të:
E shtunë
17:00 Erzeni – Egnatia
E diel
13:30 Kukësi – Dinamo
17:00 Teuta – Laçi
17:00 Skënderbeu – Tirana
E hënë
18:00 Partizani – Vllaznia