Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FSHF letër të hapur tifozave të Kombëtares: “Mos u largoni nga Kuqezinjtë”

2016/11/16 at 5:27 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
FSHF letër të hapur tifozave të Kombëtares: “Mos u largoni nga  Kuqezinjtë”

Vendimi i njëpasnjëshëm i grupeve të tifozerisë që mbështetin rregullisht kombëtaren shqiptare për të bojkotuar ndeshjet e përfaqësueses në Shqipëri ka shtyrë FSHF­në që t’u drejtojë një letër të hapur këtyre grupimeve. Edhe pse gjatë viteve të fundit marrëdhëniet mes FSHF­së dhe grupimeve të organizuara kanë qenë mjaft të tensionuara, duket se palët bien dakord në pikën që problemet kryesore krijohen nga sjellja e pakuptueshme e forcave të rendit ndaj tyre.


Duke iu frikësuar një boshatisje të stadiumeve dhe mungesës së mbështetjeve në ndeshjet e kombëtares, FSHF ka ftuar tifozët që të rishikojnë pozicionin e tyre.

Reagimi i FSHF­-së

Deklarata e fundit, e grupimit të tifozëve kuqezi për bojkotimin e ndeshjeve të kombëtares shqiptare, është përcjellë me vëmendje dhe seriozitet, nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke e konsideruar grupimin TKZ dhe në përgjithësi të gjithë tifozët shqiptarë, si një faktor shumë të rëndësishëm në mbështetjen që i ka bërë skuadrës kombëtare, ne e shikojmë me shumë shqetësim, vendimin e tyre. Kjo sepse mungesa e tifozerisë në stadium, përbën për ne dhe skuadrën mungesën e një aleati të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. Të luash pa “lojtarin e 12”, do të thotë që të hysh në fushën e lojës me një lojtar mangët. Federata, i bën thirrje grupimit TKZ, që të ndryshojë qëndrimin që ka në lidhje me këtë vendim. Me një gjykim më gjakftohtë dhe dashamirës, duhet të rikthehen në stadium, në vendin që i takon. Duke i lënë mënjanë mëritë dhe qejf mbetjet. Duke kapërcyer mbi to. Duke u bërë të gjithë, më të gjerë. Dhe duke menduar për qëllimin tonë të madh: Të jemi një suport i rëndësishëm për skuadrën tonë të dashur, e cila na ka bërë shpesh të lumtur dhe krenarë me paraqitjet e saj. Kjo ndeshje kishte specifikat e saj nga pikëpamja organizative. Për hir të ndryshimit të qytetit dhe stadiumit ku do të zhvillohej ndeshja, u desh të kryenim, një punë kolosale, në kushte realisht të vështira. Konvertimi në një kohë rekord, i biletave të programuara për në stadiumin e Shkodrës, ishte një aksion që vështirë se një organizëm tjetër, mund ta realizonte. Në kushtet e krijuara, edhe ne ndeshëm shumë vështirësi, për të realizuar organizimin e një ndeshjeje model, sipas standardeve të UEFA-­s.

Tifozët, gjithashtu sakrifikuan jashtëzakonisht. Ata ndryshuan axhendën, planet e tyre dhe programet që kishin përgatitur. Dhe sigurisht, kjo kishte kosto si fizike ashtu edhe financiare për ta. Për fat të keq, kjo sakrificë që tifozeria bëri, nuk u shpërblye. Ata, kanë dhënë gjithçka për skuadrën kombëtare gjatë kësaj periudhe dhe për këtë meritonin një trajtim më qytetar, brenda kufijve ligjorë. Ne besojmë se këto kanë qenë edhe udhëzimet e drejtuesve të policisë së shtetit por në terren gjërat janë deformuar dhe për këtë ndjejmë keqardhje. Pavarësisht kësaj, Federata kërkon më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim me grupet e tifozerive. Vetëm mirëkuptimi e bashkëpunimi, do të përmirësojë komoditetin tuaj në stadium. Ne do të bëjmë maksimumin, për të qenë një interlokutor i rëndësishëm, midis të gjitha palëve, për të patur një mbarëvajtje sa më të mirë të punëve, në të ardhmen. E përsërisim mbështetja e tifozëve, është shumë e rëndësishme, për ekipin kombëtar dhe futbollin shqiptar. Për këtë arsye ju duam të gjithëve. Të jeni në stadium, për të mbështetur kombëtaren. Siç ka ndodhur, në mënyrë spektakolare deri më tani. Federata Shqiptare e Futbollit



Ju sugjerojmë

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov

23 Maj, 2025 1:24 pm
Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
Aktualitet

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

23 Maj, 2025 1:10 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

23 Maj, 2025 1:01 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

“Bota e krimit, zyrtare”/ Berisha:“Vdekja” e procesit zgjedhor e paralajmëruar

23 Maj, 2025 12:36 pm
Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet
Bota

Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet

23 Maj, 2025 12:34 pm
820 mijë vizitorë të huaj në Prill
Aktualitet

820 mijë vizitorë të huaj në Prill

23 Maj, 2025 12:23 pm
Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
Kronikë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

23 Maj, 2025 12:17 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

23 Maj, 2025 11:58 am
42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete
Kronikë

42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete

23 Maj, 2025 11:54 am
Para
Fotolajm/ Messi udhëheq revoltën e ekipit ndaj gazetarëve për marijuanën e Lavecit

Fotolajm/ Messi udhëheq revoltën e ekipit ndaj gazetarëve për marijuanën e Lavecit

Zbardhen përgjimet/ Djali i ishdeputetit: “I kam inçizu të gjitha gjonat”

Zbardhen përgjimet/ Djali i ishdeputetit: “I kam inçizu të gjitha gjonat”

Gratë në politikë, për shkak të meritës apo…

Gratë në politikë, për shkak të meritës apo...
















TE FUNDIT

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
23 Maj, 2025

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka quajtur "jorealist" një takim midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Vatikan. Kjo...

Lexo më shumë

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
23 Maj, 2025

Në një intervistë për rrjetin televiziv ballkanik “Insider”, raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, vlerëson vullnetin politik...

Lexo më shumë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
23 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për mediat vijon të denoncojë atë që ai e quan farsë elektorale....

Lexo më shumë

“Bota e krimit, zyrtare”/ Berisha:“Vdekja” e procesit zgjedhor e paralajmëruar

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
23 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com