Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FSHF jep 14 dënime, më i ashpri për Flamurtarin: Pezullohet administratori Sinan Idrizi

2018/05/08 at 11:48 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
FSHF jep 14 dënime, më i ashpri për Flamurtarin: Pezullohet administratori Sinan Idrizi

Flamurtari do të zhvillojë dy ndeshje në fushë asnjanëse si masë ndëshkimore për dhunën ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes në përballjen me Vllazninë fundjavën e kaluar.

Ky është vendimi i Komisionit të Disiplinës i marrë paraditen e së martës. Klubi vlonjat është penalizuar edhe me 1 milionë lekë gjobë për mos përmbushje të masave organizative. Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi dhe drejtori sportive, Ardian Ciruna janë pezulluar me 18 muaj nga aktiviteti për sulmin ndaj zyrtarit të ndeshjes. Idrizi duhet të paguajë edhe 200 mijë lekë gjobë.

Flamurtarit do t’i mungojë për 5 ndeshje edhe trajneri Ardi Behari dhe për 2 takime ndihmësi Luan Birçaj. Protestat dhe sjellja e tyre ndaj zyrtarëve të takimit nuk janë toleruar.

LISTA E PLOTE ME 14 DENIMET E FSHF-se

1. Lojtari i KF “Lushnja”, Brunild Pepa, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.


2. Zyrtari i KF “Laci, Gentian Mezani, paralajmërohet se në rast përsëritje të mospjesëmarrjes në konferencën për shtyp pas ndeshjes, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.

3. “Flamurtari” F.C, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenin 51; 64/c; 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 1.000.000 (një milion) lek dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve ne fushe asnjanese.

4. Zyrtari i “Flamurtari” F.C , Ardi Behari, për diskriminim ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke perdorur fjalë dhe xheste denigruese, në bazë të nenit 57/1/a) të KDS, pezullohet për 5 (pesë) ndeshje nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

5. Zyrtari i “Flamurtari”F.C, Luan Bircaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

6. Zyrtari i “Flamurtari” F.C,Sinan Idrizi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18(tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në
masën 200.000 (dyqindmije leke). Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

7. Zyrtari i“Flamurtari” F.C, Ardian Ciruna, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.b) të KDS, dënohet me 18(tetëmbledhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

8. Zyrtari i “Flamurtari” F.C ,Ardian Luka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

9. Zyrtari i KF “Besëlidhja”, Andi Jaku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti

10. Lojtari i KF “Tërbuni”,Josefin Ujka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Zyrtari I KF “Tërbuni” Oltjon Kërnaja, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve te tjera disiplinore , do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

12. KF “Vllaznia B”,në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të voneave ne fillimin e lojes apo shkeljeve te tjera disiplinore, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

13. Lojtari i KF “Tomorri”, Mikel Kaloshi, për provokim te publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Tomorri”, Gëzim Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.



Ju sugjerojmë

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

9 Gusht, 2025 7:34 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

Ndërtimet pa leje, Rama: Së shpejti masa të reja për shkelësit e ligjit

9 Gusht, 2025 6:33 pm
Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin
Aktualitet

Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin

9 Gusht, 2025 6:27 pm
Të bllokuar me velierën e tyre në det, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë
Aktualitet

Të bllokuar me velierën e tyre në det, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

9 Gusht, 2025 4:57 pm
Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona
Aktualitet

Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohen tre persona

9 Gusht, 2025 3:34 pm
Plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia: 3 të arrestuar, 1 në kërkim
Aktualitet

Plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia: 3 të arrestuar, 1 në kërkim

9 Gusht, 2025 2:52 pm
Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?
Aktualitet

Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?

9 Gusht, 2025 2:05 pm
Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
Aktualitet

Qëlloi me armë gjahu kuajt në Parkun e Llogarasë, nis hetimi për 55-vjeçarin

9 Gusht, 2025 1:51 pm
Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës
Aktualitet

Ezaurohen kapacitetet e hoteleve në Durrës

9 Gusht, 2025 1:16 pm
Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka
Aktualitet

Zjarret në Finiq, Mallakastër e Mirditë/MM: Po ndërhyhet nga ajri dhe nga toka

9 Gusht, 2025 1:00 pm
Para
Zbulohet autori i plagosjes në Bilisht, ngjarja për motive të dobëta

Studentët sherr me thika në Bulevard, para Presidencës: Raportohen të plagosur

Jeni gjithmonë vonë? Mund të vuani nga një sëmundje

Jeni gjithmonë vonë? Mund të vuani nga një sëmundje

Horoskopi Kinez/ Zbuloni shenjën tuaj dhe çfarë parashikohet për ju

Këto janë shenjat e horoskopit që kanë gjithmonë probleme
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
9 Gusht, 2025

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që...

Lexo më shumë

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
9 Gusht, 2025

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente...

Lexo më shumë

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
9 Gusht, 2025

"E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit", përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon...

Lexo më shumë

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
9 Gusht, 2025

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com