Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar 1 milion euro shtesë qeverisë për një ndryshim në projektin e Arenës Kombëtare. Federata do që stadiumi i Tiranës t’i ngjante “Santiago Bernabeut” të Realit.
Sipas Abcnews, dëshira e re e drejtuesve ishte që Arena të kishte një ekran rreth e përqark stadiumit, në pjesën mbi tribunat dhe nën mbulesë, tek e cila do të transmetoheshin vazhdimisht pamje filmike që të kishin lidhje me ndeshjen apo aktivitetin që do të mbahej aty.
Një të tillë e ka projekti për “Santiago Bernabeun” e ri, që është prezantuar nga presidenti madrilen, Florentino Perez. Presidenti i Federatës, Duka, ia ka kërkuar këto para kryeministrit Rama, në një nga takimet e shpeshta që kanë pasur dhe që nuk kanë qenë gjithnjë takime formale pune.
Sidoqoftë, kryeministri nuk ka dashur të japë 1 milionë euro të tjera për stadiumin, madje nuk ka dëgjuar të kthejë edhe rreth 2 milionë eurot e TVSH-së, që Federata i kërkon./Opinion.al