Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FSHF, aktivitet sensibilizues në shkollën “Emin Duraku”

2025/04/17 at 6:46 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHF, aktivitet sensibilizues në shkollën “Emin Duraku”

Shqipëria vazhdon përgatitjet për të pritur turneun final të Kampionatit Europian U-17 2025.

Ky event madhor i është besuar për herë të parë FSHF-së dhe do të zhvillohet nga 19 Maji deri më 1 Qershor.

Shqipëria, Italia, Franca, Gjermania, Çekia, Portugalia, Belgjika dhe Anglia janë 8 ekipet finaliste që do të zbresin në fushë në katër stadiumet shqiptare: “Arena Kombëtare”, “Niko Dovana”, “Arena Egnatia” dhe “Elbasan Arena”.

Në kuadër të fushatës promovuese për këtë event historik, FSHF organizoi një aktivitet në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë.

Nxënësit u njohën me rëndësinë që ka ky turne për vendin tonë dhe futbollin shqiptar.

Të pranishëm ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Pano Xhixho si edhe ambasadori i turneut, Klaus Gjasula, të cilët ftuan nxënësit të mbështesin Shqipërinë nga shkallët e stadiumeve.

Xhixho tha se prezenca e tifozëve në stadium është shumë e rëndësishme për kombëtaren kuqezi.

“Na duhet shumë prezenca juaj në shkallët e stadiumit sepse për herë të parë Shqipëria merr pjesë në një kampionat europian. Do ta ketë shumë të vështirë po jam i bindur që me prezencën tuaj dhe me prezencën e të gjithëve ne, do ta kemi më të thjeshtë”, tha Pano Xhixho.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula theksoi se ky kampionat është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

“Ju e dini sa i rëndësishëm është ky kampionat për ne. Do të mbështesim çunat tanë, që t’i tregojmë botës se kush jemi ne shqiptarët, talentin, krenarinë dhe fuqinë tonë. T’i tregojmë botës që ne do të mbështesim njëri-tjetrin. Duhet të punojmë bashkë, të kemi besim dhe uroj të vini të gjithë në stadium”, Klaus Gjasula.

Objektivi i federatës është që të vijojë me aktivitete të tjera promovuese dhe informuese në shkolla të tjera të katër qyteteve pritëse të eventit, Tiranë, Rrogozhinë, Durrës e Elbasan.

Klan News

Ju sugjerojmë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
Bota

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

4 Nëntor, 2025 2:44 pm
Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
Politikë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

4 Nëntor, 2025 2:28 pm
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
Kronikë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

4 Nëntor, 2025 1:01 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun
Bota

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

4 Nëntor, 2025 12:19 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori
Kronikë

Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori

4 Nëntor, 2025 11:31 am
Para
Shkullaku: Dy elementët e veçantë të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit

Shkullaku: Dy elementët e veçantë të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit

Aksident në Durrës, plagoset një person

Maliq/Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, plagoset pasagjerja 9 vjeçe

Oficerët e sigurisë në shkolla e gjimnaze, vendimi i ri i qeverisë

Oficerët e sigurisë në shkolla e gjimnaze, vendimi i ri i qeverisë

TE FUNDIT

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur për zhvillimet gjeopolitike në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, një nga figurat më me ndikim në politikën amerikane të dekadave të fundit dhe një nga mbështetësit kryesorë...

Lexo më shumë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
4 Nëntor, 2025

Në Komisionin për Politikë të Jashtme, kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të...

Lexo më shumë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
4 Nëntor, 2025

Policia ka arrestuar një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës. Blutë lokalizuan dhe kapën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com