Aktualitet

“Fshesë” në spitale/ Pushohen 330 punjonjës. Opozita: Janë dyfishi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 27/11/15 |
b.f

I thirrur në Komisionin e Shëndetësisë Ministri Ilir Beqaj ka pranuar se në spitalet e rretheve janë shkurtuar 338 vende pune, që prekin punonjës socialë, psikologë, sanitarë dhe mjekë. Kjo shifër është kundërshtuar nga Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike, e cila ka thënë se numri i shkurtimeve i paraqitur nga Ministri i Shëndetësisë nuk është i saktë, pasi sipas të dhënave të opozitës numri i të pushuarve nga puna shkon në 600 të tillë. Madje deputetja Vokshi, i ka kujtuar Ministrit Beqja se ka shkelur Kodin e Punës në pushimet nga puna. Pasi të pushuarit janë lajmëruar vetëm 8 ditë para shkëputjes së marrëdhënies së punës, ndërkohë që Kodi i Punës thotë se lajmërimi duhet bërë tre muaj përpara.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas