Aktualitet

“Fshesa” në shendetësi, LSI del kundra PS. Vasili-Beqajt: Është e pafalshme kjo që po bën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 05:25 - 28/11/15 |
b.f

Ka qenë i ashpër ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili në Komisionin e Shëndetësisë, kundrejt Ministrit Beqaj lidhur me pushimet nga puna. Deputeti Vasili iu drejtua Beqajt duke i thënë që të flakësh njerëz nga puna në këtë kohë është e pafalshme. “Gjithmonë shëndetësia nuk është shkurtuar dhe sa herë ka ndodhur kanë qenë traumatike. Aq më shumë kur je në Shqipëi kur niveli i infrastrukturës është i mangët, mekanizimi i vetëm është prania fizike e personelit. Ka vend gjithmonë për shpërndarje. Rimodelime duhet të ketë, por brenda Kodit të Punës, por që të flakësh nga shërbimi në këtë kohë është e pafalshme. Këto vende pune i duhen sistemit. Raporti infermier-pacient e kemi shumë problematik. Një infermiere shëtit në 7 dhoma. Më çuditi këmbëngulja kryeneçe e juaj për ta çuar këtë punë deri në fund. I sëmuri më i madh sot është shëndetësia”, iu drejtua Vasili ministri Beqaj.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas