Trafikantët e drogës provojnë mënyra të ndryshme për të transportuar lëndën narkotike.
Së fundmi, një shtetas kolumbian ka zgjedhur ta fshehë atë nën paruken që mbante. 40-vjeçari i cili u arrestua në aeroportin ndërkombëtar Rafael Nunez të Kartagjenës në Kolumbi ishte në pritje të avionit për t’u nisur në Amsterdam.
Ishte një skaner sigurie që gjeti kapsula kokaine të fshehura në parukën e zezë të trashë sintetike që mbante.
Policët i gjetën mbi 220 gram kokainë të fshehur në paruken e tij e cila sipas mediave të huaja. nëse do të dilte në treg do të shitej për një vlerë deri në 10 000 Euro.
I dyshuari është arrestuar për veprën penale të trafikimit, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.
Klan News