Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave

2025/07/07 at 3:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fshati turistik në mes të Thethit”, Rama nxjerr pamjet nga shembja e shtëpizave

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj një ndërtimi pa leje në zonën e Thethit, çështje për të cilën foli edhe gjatë mesditës së sotme, 7 korrik, ku theksoi se një ndërtim në zemër të Thethit, edhe pse është referuar në Prokurori nga organet përkatëse, si shkelje, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Rama në një video në rrjetet sociale, ka publikuar pamjet nga shembja e ndërtimeve në atë që është quajtur “Fshati turistik në mes të Thethit”.

Kryeministri, tregon punën që sipas tij po bëhet për rikthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme.

“Ja shikojeni vetë LIVE nga Thethi, Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit. Tani çfarë borxhi i kanë zonjës GJELI, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth, bashkë me taksapaguesit shqiptarë që do të paguajnë tërë këto shpenzime për paga e për karburant, për pastrimin e kësaj katrahure dhe kthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme?!”, shkruan Rama.

Ndërkohë në një dalje live paradite, teksa bëri të ditur çështjen, theksoi se rastin do e çojë deri në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), dhe se do të merren masa për çdo prokuror në Republikën e Shqipërisë që merr vendime të tilla në përgjigje të krimeve mjedisore.

“Është e pabesueshme, deri në kufijtë e të llahtarshmes, që një prokurore që para trajtimit të një krimi mjedisor, ndaj pronës publike, të një krimi ndaj një zone ligjërisht të mbrojtur, të jetë në një jerm si ai që lexova që është pjesëz e një përroi psikik të pashtershëm në formë vendimi për mosfillim të çështjes penale”, deklaroi Rama.

Ju sugjerojmë

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Para
Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro

Detajet e marrëveshjes, Theo Hernandez tek Al Hilal për 25 milionë euro

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

Rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit!

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve

Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Kolonjë

TE FUNDIT

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
15 Tetor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se më pak se një në tre vende ka politikë kombëtare për të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Tetor, 2025

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
15 Tetor, 2025

DASHI Qielli po ju thërret për veprim! Më në fund po rizbuloni dëshirën për të bërë gjëra që ju kanë...

Lexo më shumë

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com