Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Fshati global” në epokën e informacionit, sfida për të ndarë të vërtetën nga mashtrimi

2016/08/29 at 2:47 AM
në -Teknologji, Komente, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Fshati global” në epokën e informacionit, sfida për të ndarë të vërtetën nga mashtrimi

Nga Tim BELL-


Përktheu për Opinion.al: Alteo HYSI-

***

“Çdo gjë që lexoni në gazeta është absolutisht e vërtetë, me përjashtim të asaj historie të rrallë, për të cilën ndodh që ju të keni informacion të dorës së parë”- Erwin Knoll.

Ne jetojmë në botë të vogla individuale që janë kompozime të informacionit nga shqisat tona, vlerat shoqërore dhe edukimi. Nuk është bota jonë e vërtetë por një botë e krijuar qëllimisht përmes edukimit. Nuk është realiteti vetë, por e krijuar lehtësisht, e shtrëmbëruar dhe e kontrolluar nga shfrytëzuesit.

Kjo nuk është e re, por është bërë më e lehtë sot, në një botë të zhveshur, të përshkruar dhe shtrembëruar nga imazhet virtuale dhe elektronike: kjo është bota e Marshall McLuhan, e përshkruar 54 vite më parë si “fshati global”.

Marshall McLuhan (1911-1980) ishte një shkencëtar politik në Universitetin e Torontos që analizonte mediat. Ai formuloi dy fraza që përshkruajnë shkurtimisht botën moderne. E para, “fshati global” u shfaq në “Galaksinë Gutenberg” (1962) dhe e dyta (1962) “Mediumi është mesazhi” në librin “Instrumentat e Komunikimit’” (versioni në shqip i titullit origjinal ‘Understanding Media’).

Në 54 vite qysh prej kur McLuhan prezantoi idenë, pikëpamja jonë për botën ka ndryshuar dramatikisht. Filloi siç ndodh zakonisht, me një ndryshim simbolik, një frazë, një ngjarje, apo në një imazh.

Imazhi i kompozuar i Tokës nga 22.000 milje në hapësirë, i kapur nga austronautët në Apollo 8, u shfaq në vitin 1968. Ai përforcoi konceptin e fshatit global për shkak të lidhjeve njerëzore. Kjo ishte mënyra e parë për të lënë orbitën e tokës dhe prodhuar imazhe të kapura nga një kamera në dorën e njeriut. Megjithatë, si çdo gjë tjetër në fshatin global, asgjë nuk është ashtu siç duket.

Ambientalistët përdorën terma si “mermeri i vogël blu”, ose “toka e anijes hapësinore” për të krijuar imazhin se ne jetojmë në një planet të vogël dhe të pambrojtur. Kjo riforcoi iluzionin e dytë të madh, që ata krijuan për mbipopullinin në vitin 1968 me publikimin e Paul Ehrlich: “Bomba e popullsisë”.

Problemi është se nuk ka provë të njerëzve mbi planet nga ajo distancë. As “Muri i Madh” nuk duket. Në sipërfaqen e dukshme nga lart, 95 përqind e tokës është e pabanuar, në kundërshtim me besimin se bota është  e mbipopulluar.

Është e lehtë tani të kuptosh çfarë nënkuptonte Mc Luhan. Fshati është një analogji e mirë për botën e internetit sepse njerëzit që jetojntë në një fshat mendojnë se e dinë çfarë po ndodh dhe janë të familjarizuar me dinamikën fizike. Realiteti është se ata dinë shumë pak dhe kuptojnë edhe më pak.

Është një “fshat global”, por më shumë se sa McLuhan e parashikoi. Njerëzit më shkatërrues në një fshat janë thashethemexhinjtë. Ata shtrembërojnë informacionin dhe shkatërrojnë njerëz. Mediat kryesore janë “thashethemexhinjtë” në një fshat global. Ata janë krijuesit e “Mbretit” dhe shkatërruesit e tij. Edmund Burke (1729-1797) ka thënë: “Ishin tre grupime në parlament, por në galerinë e reporterit atje matanë, ishte ulur një grupim i katërt, më i rëndësishëm se ata të gjithë”.

McLuhan foli për komunikim të shpejtë dhe të gjerë në një botë të pakësuar. Ky është një tranzicion i ngjashëm me atë të Daniel Boorstin, të identifikuar në librin e tij, “Krijuesit”, teksa fjala e shkruar zëvendësoi traditën orale. Sokrati iu përmbajt besimit në fuqinë e fjalës së folur, fatmirësisht Platoni kishte rregjistruar fjalët e tij.

Tani, komunikimi është përmes një gjuhe të re kompjuterash dhe mediash sociale, të nevojshme për fshatin global. Blogu dhe media sociale po zëvendësojnë fjalën e printuar, madje dhe radion, dhe televizionin. Problemi është vëllimi, llojshmëria dhe burimet e shumta të informacionit, që kërkojnë aftësi më të mira në ndarjen e së vërtetës nga e sajimi.

Përshembull, shkencëtari që lokalizoi, identifikoi dhe lajmëroi botën rreth raketave sovjetike në Kubë dha një tjetër paralajmërim para se të vdiste. I pyetur nëse do të donte të punonte me teknologjitë e reja, ai tha jo, sepse ato lejojnë krijimin e imazheve, të dhënave joreale. Është e pamundur për të ndarë realen nga jorealja, mashtrimi është shqetësues.

Autori dhe mjeku Michael Crichton identifikoi sfidën në një fjalim të vitit 2003 klubin “Shëndeti Publik” në San Francisko:

Unë jam pyetur në lidhje me atë që e konsideroj sfidën më të rëndësishme që përball njerëzimi dhe kam një përgjigje themelore: Sfida më e madhe që po përball njerëzimi është sfida e ndarjes së realitetit nga fantazia, të vërtetën nga propaganda. Perceptimi i së vërtetës ka qënë gjithmonë një sfidë për njerëzimin, por në epokën e informimit (ose siç mendoj unë për të, mosha e keqinformimit) ajo merr një urgjencë speciale dhe rëndësi.

Fshati global i McLuhanit, bota e krijuar nga ndërvarësia elektronike është këtu, por është realitet virtual. Nuk është bota e vërtetë,  as një përafrim i mirë i saj. Është bota që shfrytëzyesit duan që ju të besoni. Interneti bën më shumë informacion të disponueshëm për më shumë njerëz, por e bën përcaktimin e vlefshmërisë së tij më të vështirë. Ne sot, nuk edukojmë studentët me skepticizmin ose verifikimin.

Arsimi i sotëm është indoktrinim i vërtetë. Sigurisht, agjentët e pushtetit e dinë se nëse ti i edukon njerëzit saktë ata fillojnë e bëjnë pyetje. Dhe kjo është pashmangshmërisht e rrezikshme.  Kjo është arsyeja pse këshilla e Princit Hindu Gautama Siddharta është e zgjuar, por vazhdimisht e dekurajuar:

-Mos beso në çdo gjë thjesht sepse ke dëgjuar për të.

– Mos beso në çdo gjë thjesht sepse është folur dhe përfolur nga shumë.

– Mos beso çdo gjë thjesht sepse gjendet e shkruar në librat fetarë.

-Mos dëgjo çdo gjë vetëm nën autoritetin e mëseusve dhe më të vjetërve.

– Mos beso në tradita seose ato kanë kaluar dorë më dorë  për shumë breza.

Por pas vëzhgimit dhe analizës, kur të gjesh se çdo gjë pajtohet me arsyen dhe është e favorshme me të mirën dhe e dobishme për një dhe për të gjithë, atëherë pranoje dhe jetoje deri në fund.

Etiketa: e vertetafshati globalgazetareimazheinformacioniMcLuhanteknologjia


Ju sugjerojmë

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
Bota

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

1 Nëntor, 2025 2:36 pm
“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
Kronikë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

1 Nëntor, 2025 12:13 pm
Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
Kronikë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

1 Nëntor, 2025 11:52 am
Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Para
Mjeti më i madh fluturues përplaset në provën e dytë

Mjeti më i madh fluturues përplaset në provën e dytë

Kjo pije i bën femrat tepër aktive në seks

Kjo pije i bën femrat tepër aktive në seks

Foto/ Qëlloi me armë te “Rruga e Elbasanit”, ja kush është 36 vjeçari

Foto/ Qëlloi me armë te "Rruga e Elbasanit", ja kush është 36 vjeçari

Please login to join discussion















TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com