Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fshatarin po e detyroni te mbjellë kanabis ose të emigrojë

2015/09/09 at 8:46 AM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Futbolli si spektakël, jo si ideologji e sistem propagande

NGA ARTAN FUGA 


 

Problemi nuk është se përse popullsia rurale mbjell bimë narkotike.
Ky është tmerr dhe fatkeqësi. Por jo pikënisja e problemit.
Problemi është se ajo nuk ka asnjë mundësi tjetër të zhvillojë masivisht atje ekonominë rurale, ose kryesisht bujqësinë.
Fshatari shqiptar është puntor dhe nuk përton të punojë. Por duhet ndihmuar. Përndryshe sjellja e tij i ngjan një hakmarrjeje sociale. Ju më braktisni në fatin tim, unë nuk njoh rregullat tuaja dhe prodhoj gjithçka që toka më lejon.
Tregu bujqësor ose është i përmbytur nga produkte të huaja.
Ose tregtia e madhe e qytetit nuk ka kushtet dhe formulën financiare për ta tërhequr produktin bujqësor. Bëjmë shatërvane që hedhin lëngun pa ngjyrë përpjetë, në vend të bëjmë tregje fshatare në qytet me kushtet magazinimi dhe frigoriferike.
Nê Turqi kam parë, i kanë yll fare. Të vjen të shtrihesh mbi mollë, shegë, spinaq, aq estetike duken.
Ose sepse cmimet e produkteve bujqësore janë të tilla që e bëjnë krejtësisht jorentabël produktin bujqësor.
Ose mungojnë investimet fillestare për ta iniciuar fillimisht bujqësinë dhe ekonominë rurale.
Ose tregtia e jashtme nuk bën asnjë përpjekje për ta bërë produktin bujqësor të kalojë pengesat e bashkësisë europiane në standarde. Gjynah kjo e fundit.
Këtu duhet fillouar arsyetimi dhe rrahja kombëtare e mendimeve për ta ribërë zonën rurale shqiptare.
Hajde mblidhemi të gjithë dhe e gjejmë zgjidhjen, mirëpo këtu po heshte je burrë mirë, po fole etiketohesh me frazën : Nuk ke turp, guxon edhe të mendosh!
Nuk është polici që i ruan dot zonat rurale, sepse nuk mund të vihet pas çdo peme dhe ferre një polic. Nuk e them unë, e thonë nobelistë të financave botërore.
Problemi është i ministrisë të ekonomisë dhe financave fillimisht.
Në këto kushte, bëjuni pak gjakftohtë dhe studjoheni çështjen nga ana sociologjike, mjaft me politizime, skenare policeske, versione alla xhejms bond, skenare konspirative…
Banorit të zonës rurale nuk i mbetet në këto kushte ose :
të emigrojë në Siri e që andej në Gjermani,
ose,
të mbjellë kanabis, shyqyr jo për vete, por për perëndimorët,
ose të mbjellë kastravec të shartuar me shalqi, që rritet brenda natës, dhe në fund konsumatori nuk kupton po të mbylli sytë nëse ha rrush, shalqi, kastravec apo pjeshkë,
ose të vijë në qytet, për të mbushur kafenetë, duke roitur energjitë e kombit, dhe duke u budallallepsur,
ose të rregjistrohet në ndonjë universitet privat gjeneralist për të marrë ndonjë diplomë që zevendëson kanabisin për qetësimin e anktheve ekzistenciale.
Duhet kapur dashi te brirët, përndryshe do të dëgjojmë tërë ditën histori avionësh, helikopterësh, dronash, skafesh, etj.



Ju sugjerojmë

1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…
Kryesore

1979/ Pas një qëndrimi në Rodezi, familja mbretërore shqiptare mund të ekzilohet në…

29 Maj, 2025 11:22 am
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo
Kryesore

1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo

8 Maj, 2025 10:07 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë  

1 Maj, 2025 2:51 pm
Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II
Te Fundit

Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II

26 Prill, 2025 10:21 am
Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit
Te Fundit

Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit

25 Prill, 2025 8:47 pm
Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?
Te Fundit

Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?

23 Prill, 2025 9:48 pm
1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës
Kryesore

1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës

21 Prill, 2025 10:10 am
Para
Flaka Krelani “zhvishet” në fund të verës

Flaka Krelani "zhvishet" në fund të verës

Emina Cunmulaj merr Ferrari si dhuratë për ditëlindje

Emina Cunmulaj merr Ferrari si dhuratë për ditëlindje

E kuqe e nxehtë si Rita Ora

E kuqe e nxehtë si Rita Ora

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com