Plakja është një proces natyral, por që të gjithë i frikësohen. Por nëse tregohet kujdesi i duhur ky proces mund të ngadalësohet disi.
Një rol të rëndësishëm luan padyshim ushqyerja. Gratë këshillohen që të ushqehen me më shumë kalcium dhe hekur ndërsa meshkujt duhet që të konsumojnë më shpesh ushqime të pasura me proteina dhe kalori.
Por duket se një frut është ai që këshillohet të konsumohet më shumë se të tjerët dhe bëhet pikërisht fjalë për boronicën.
Ato janë të pasura me vitamina A, B dhe C, si dhe antioksidues që mbrojnë shëndetin mendor dhe trurin nga dëmtimi.
Boronicat e errëta janë veçanërisht të dobishme për zemrën dhe metabolizmin te meshkujt, duke e ngadalësuar kështu edhe plakjen./Opinion.al/