Më shumë se 720 të dënuar pritet të përfitojnë në total nga prjektligji për Aministinë me rastin e fundvitit, i miratuar ditët e hënë në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Sigurisë, i cili do të votohet ditën e hënë në Parlament.
Aministi do të përfitojnë vetëm ata që janë dënuar deri në dy vjet.
Por nga kjo amnisti pritet të përfitojnë edhe deputetët Tom Doshi e Mark Frroku që akuzohen për “kallëzim të rremë” kundër Kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Kjo vepër penale përmbush kriteret për tu amnistuar dhe deputetët pritet të zhvishen nga akuza, raporton shqiptarja.com
Por përfitim do të ketë edhe Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, i dënuar me 2 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelje të pabarazisë në tendera”.
Përfiton nga amnistia edhe ish-këshilltari i ibashkisë Fier, Fatmir Kajolli dhe djali i tij, Florim Kajolli, të cilët janë dënuar me 1.4 vite burg për “kanosjes ose dhunimit të pjesëmarrësve në zgjedhje”, “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “shkatërrimit të pronës me dashje”.