Avokati i deputetit Mark Frroku, Saimir Vishaj kundërshton heqjen e mandatit të klientit të tij. Sipas Vishaj, është kërkuar që Mark Frroku të jetë prezent në seancat plenare, pasi nuk ka asnjë masë ndaluese që të ndalojë deputetin Frroku që të ndjekë seancat plenare sepse Frroku është i pafajshëm derisa nuk ka një vendim të formës së prerë nga drejtësia.