Grupi i të rinjve të FRPD po mbajnë sot një protestë përpara shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel.
FRPD këkron që kreu i qeverisë të largohet nga posti dhe që drejtësia ta ndëshkojë për çështjen “McGonigal”.
Një prej protestuesve ka thënë se Rama është i vendosur të shkatërrojë opozitën.
“Nëse deri dje kërkonim që ai të largohej, sot kërkojmë që ai të ndëshkohet me burg. Janë të paktën 2 mln euro të cilat Edi Rama i ka bërë me paratë e korrupsionit. Sot për fat ndiqet dhe nga FBI-ja. Në vend të bashkëpunonte me partnerët tanë, me SHBA-të ai shkoi dhe korruptoi për të shkatërruar opozitën. Ai është i vendosur të na shkatërrojë, ne jemi të vendosur që ai të shkojë në burg”./Opinion.al