Ismail Imishti, i akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar, është ekstraduar nga Italia në Kosovë, ku ka mbërritur mesditën e së mërkurës.
E gjithë familja Imishti që ndodhet në Itali do të dëbohet, pas arrestimeve të pjesëtarëve të saj gjatë operacionit Van Dame, qe u zhvillua në Kosovë dhe Itali.
Mergim Imishti, djali i Ismailit në një intervistë për mediaset tha “pas sulmeve në Paris babai i kishte thene se ata nuk janë islamik, sepse Kurani nuk të thotë të vrasësh”.
Edhe për të, siç raportojnë mediat italiane, do te merret masa e dëbimit nga Italia.
Gjykata Themelore në Ferizaj caktoi masën me 30 ditë paraburgim për Samet Imishtin, i cili konsiderohej si “truri” i grupit të radikalizuar qe përhapte ideologjinë xhihadiste përmes rrjeteve sociale.