Pyetjes nëse ka frikë se mund t’i kufizohen kompetencat, kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se ‘nëse politika vendos të mos bëjë ndryshime apo që SPAK nuk është më i nevojshëm ose t’i reduktojmë pavarësinë ky është vendim i politikës’.
Duamani foli në lidhje me krijimin e SPAK, ndërkohë që theksoi se është institucioni më i besuar dhe këtë besim e kanë ndërtuar në 5 vite e 8 muaj.
“Nëse politika vendos të mos bëjë ndryshime apo që SPAK nuk është më i nevojshëm apo t’i reduktojmë pavarësinë ky është vendim i politikës. SPAK u krijua edhe si rezultat i vullnetit të partnerëve ndërkombëtar, është institucioni më i besuar, e kemi ndërtuar këtë besim në 5 vite e 8 muaj punë”, tha Dumani.