Bota

Frikë në Paris, e pamundur të shpëtohet Katedralja Notre-Dame


               Publikuar në : 22:10 - 15/04/19 |
Opi Nion

Zjarrfikësit frikësohen se mund të jetë e pamundur të shpëtohet Katedralja Notre-Dame, thotë zyrtari francez i Ministrisë së Brendshme.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve në Paris tha se nëse ndërhyrja do kishte ardhur gjysmë ore me parë mund të ishte më efikase.

Mijëra njerëz janë mbledhur nëpër rrugët rreth katedrales, duke vëzhguar flakët në heshtje. Disa të tjerë janë filmuar duke qarë.

Katedralja mesjetare përfundoi së ndërtuari në shekullin e 13-të dhe sot, konsiderohet po aq kryevepër arkitekture, sa edhe një simbol fetar. E vendosur në Île de la Cité, një ishull i vogël në mes të qytetit, katedralja është një nga objektet më të njohura turistike të Parisit dhe tërheq rreth 13 milionë vizitorë në vit./ Opinion.al

Pas