PRISHTINE- Procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është shoqëruar me një propagande dhe lobim ana politikanët dhe institucionet serbe. Madje ka dyshime se mund të ketë inskenim të ndonjë incidenti, në ndonjë objekt të trashëgimisë kulturore ose fetare të Kosovës. Policia e Kosovës ka konfirmuar se këto ditë kanë intensifikuar aktivitetet në mbrojtje të këtyre objekteve për të parandaluar ndonjë incidenti të mundshëm. “Disa nga këto objekte të Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare ruhen 24 orë/7 ditë, ndërsa për të gjitha objektet tjera PK-ja kujdeset gjatë punëve të rregullta. /koha.net/