Federata e Futbollit në Belgjikë ka vendosur që të ndërpresë çdo aktivitet futbollistik duke filluar nga dita e sotme deri në një lajmërim të dytë. Vendimi vjen për shkak të frikës së mundshme të akteve terroristeve. Më herët të hënën e kaluar po kjo federatë vendosi të pezullojë miqësoren me Spanjën, ndërkohë që metrotë vazhdojnë të jenë të mbyllura prej mëse një jave.