Policia holandeze ka evakuuuar të mërkurën një koncert rroku në Rotterdam si pasojë e frikës për një sulm të mundshëm terrorist.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Independet”, sipas së cilës policia kishte urdhëruar anulimin e koncertit të grupit amerikan “Allah-Las”.
Grupi i rrokut ishte planifikuar të këndonte sonte në “Rotown Bar” në Rotterdam.
Bari tha në një komunikatë se ishte këshilluar nga policia për të anuluar koncertin. Pas kësaj, të gjithë të pranishmit u evakuuan nga policia./tvklan.al