Gazetari Blendi Fevziu pak minuta më parë ka publikuar një informacion konfidencial nga Kryesia e Kuvendit, në lidhje me informacionet që vijnë nga takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës.
Më parë, në emisionin ‘Opinion’ u raportua se takimi mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha po zhvillohej në sallën “Pjetër Arbnori”.
Sipas Fevziut, me shumë gjasa, ndryshimi i sallës nga të dy protagonistët ka ardhur si rezultat i frikës nga përgjimet në Kryesinë e Kuvendit.
Drejtuesi i emisionit “Opinion” theksoi me nota humori se me shumë mundësi kanë ndryshuar mjedis nga frika se mos i përgjon Ilir Meta.