Aksionet në bursën e Londrës kanë pësuar rënien e tyre më të keqe në më shumë se tre muaj për arsye të frikës se një valë e dytë e rasteve të koronavirusit do ta detyrojë qeverinë të marrë masa të ashpra bllokimi që do të dëmtojnë ekonominë.
FTSE 100 – pika kryesore e referimit të tregut të aksioneve në Mbretërinë e Bashkuar – u mbyll me më shumë se 200 pikë më pak nga një ditë më parë.
Kjo rënie i ka kushtuar tregut të aksioneve më shumë se 50 miliardë paund. Ato u fshinë nga vlera e kompanive kryesore të kuotuara Britania e Madhe, pasi shpresat për trajtime të reja për Covid-19 u tejkaluan nga shqetësimet për një recesion të dytë.
Larry Kudlow, këshilltari ekonomik i Donald Trump, shprehu pikëpamjet e shumë investitorëve nervozë kur ai tha se kishte një shqetësim që Mbretëria e Bashkuar dhe pjesët e tjera të Evropës mund të mbyllen përsëri për shkak të virusit./ Opinion.al