Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frika nga ISIS/ Zbulohen detajet, si u shoqëruan në polici 150 persona

2016/11/12 at 5:54 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Beteja e fundit në gjykatë/Ja si mbrohen imamët e xhihadit (video)

Një person është vënë në pranga, ndërsa të paktën 150 të tjerë janë shoqëruar gjatë javës së fundit nga agjensitë ligjzbatuese shqiptare, pas dyshimeve se mund të kenë lidhje me elementë terroristë.


Mes të shoqëruarve janë dhe shumë persona të kthyer nga Siria të cilët dyshohet se kanë luftuar në rradhët e ISIS.

Një kallëp tritoli, armë dhe fishekë u gjetën në shtëpinë e Ervin Dukës. 29 vjecarit, i cili dyshohet se për mbi 6 muaj ka qenë luftëtar në rradhët e shtetit Islamik, u kthye në atdhe pasi u plagos.

“Krehja” që Antiterrori i Policisë së shtetit bashkë me sherbimet sekrete dhe prokurorinë për krime të rënda po i bën të gjithë elementëve të dyshuar si të lidhur me ekstremistët muslimanë, bëri që Ervin Duka të vihej në pranga. Ky i fundit nuk pati fatin e 150 shqiptarëve të tjerë të cilët gjatë javës së fundit janë lënë të lirë pasi jane marrë në pyetje.

Nga mëngjesi i së shtunës së javës së kaluar e deri mbrëmjen e kësaj të premte janë shoqëruar nga Antiterrori i Policisë së Shtetit, shërbimet sekrete dhe prokuroria për krime të rënda rreth 150 persona të dyshuar si besimtarë myslimanë me prirje ekstremiste. Mes të shoqëruarve kanë qenë të gjithë të identifikuarit e kthyer nga Siria, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e strukturave te Shtetit Islamik ose Al-Nusres për disa muaj.

Shoqërimet përgjithesish janë bërë gjatë mbrëmjeve, ku për disa orë keto persona jane marre në pyetje, ndersa i këqyrej apo ne disa raste dhe iu jane sekuestruar aparatet celulare. Të gjithë përsonat e shoqëruar thuasje janë pyetur per lidhjet e mundshme me 4 të arrestuarit të fundjavës së kaluar dhe 9 te denuarit e grupit të parë të xhihadistëve, janë pyetur edhe për takimet mes tyre dhe bisedat e zhvilluara.

Gjthashtu burimet thonë se janë verifikuar edhe lidhjet e personave në Kosovë. Në mesin e të shoqëruarve mësohet se kane qenë edhe personat, numrat e telefonit të të cilëve janë gjetur në aparatet e 11 të arrestuarve për terrorizëm në Kosovë. Këto shoqërime janë bërë me dyshimin se mund të jenë personat që bashkëpunonin me celulat e dyshuara si të ISIS në Kosovë.

Nga ana tjetër, burimet thonë se vec të kthyerve nga Siria, janë shoqëruar edhe ata besimtarë e imamë të xhamive të ndryshme në vend, të cilët janë identifikuar për prirjet radikale.

Të gjithë këto persona janë marrë në pyetje nga antiterrori i Policisë së Shtetit dhe prokurori i çështjes Eugen Beçi që po heton për personat e përfshirë në celulat e ISIS në Shqipëri. Gjatë marrjes në pyetje burinet thonë se kanë asistuar edhe efektivë të SHISH-it të cilët prej muajsh kanë në ndjekje dhe vezhgim personat me prirje fetare ekstremiste. Ndërkohë burimet nga grupi hetimor i thane ABCNEWS se krahas përgjimit të të tefonave, janë përgjuar edhe rrjetet sociale dhe në veccanti e-mail-et e tyre të shkëmbyera me persona të ndryshëm.

Të arresturve i janë kapur edhe disa emaile ku flitej për mënyrën e organizimit të ndonjë atentatit të mundshëm në Shqipëri. Këtu nuk përjashtohen edhe komunikimet e tjera elektronike të rrjeteve të ndryshme sociale apo edhe programeve të avancuara.

Nga ana tjetër, burimet thonë se edhe të dënuarit që ndodhen në burg janë përgjuar duke bërë biseda me telefonat e brendshme të burgjeve me personat e arrestuar së fundmi dhe të tjerë të cilët janë njohje e tyre, por që ndodhen të lirë si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Burimet thonë se të denuarit rezultojne se kane komunikuar me numra të ndryshëm të shtetasve shqiptar e të huaj që dyshohet se janë pjesë e ISIS në Siri e Irak.

Që prej më shumë se një jave struktuarat ligjzbatuese shqiptare janë vënë në lëvizje pas një transkripti bisede të zbardhur nga shërbimet secrete ushtarake izraelite të cilat njoftuan se terroristët shqiptarë, pjesë e strukturave drejtuese të shtetit islamik kishin urdhëruar kryerjen e akteve të terrorit në Shkodër gjatë zhvillimit të ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike ose gjatë ndeshjes së kombetare te futbollit Shqipëri-Izrael. Pas këtij informacioni, 4 persona u vunë në pranga në disa qyteteve të Shqipërisë, ndërsa arrestime pati edhe në Kosovë.



Ju sugjerojmë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Para
Foto nga “Elbasan Arena”/ Ka më shumë forca policore se edhe në ndeshjen kundër Serbisë

Foto nga “Elbasan Arena”/ Ka më shumë forca policore se edhe në ndeshjen kundër Serbisë

Video/ Qytetari i ankohet, Rama nuk i jep fjalën dhe i thotë: Ke ardhur nga rakia

Foto/ Rama nuk do të jetë në stadium, uron Shqipërinë dhe Kosovën nga Amerika

Fillon ndeshja, Turqi – Kosovë, të dyja kërkojnë fitoren e parë

Fillon ndeshja, Turqi – Kosovë, të dyja kërkojnë fitoren e parë
















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}