Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frika nga dështimi po shkatërron breza të tërë fëmijësh, prindër lërini të gabojnë

2017/10/12 at 9:58 AM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Frika nga dështimi po shkatërron breza të tërë fëmijësh, prindër lërini të gabojnë

Jessica Lahey, në librin “Lërini të gabojnë” jep disa këshilla shumë serioze: “Tmerri nga dështimi ka dëmtuar potencialin akademik të një brezi të tërë”Jessica Lahey është mësuese dhe shkrimtare. Ajo u bë nënë dhe mësuese në të njëjtin vit: ajo lindi dy djem dhe u mësoi anglishten qindra fëmijëve të fillores. Lahey është një opinioniste e rregullt në Nju Jork Tajms. Kur fëmija i saj i parë filloi të shkonte në shkollë, dy botët paralele të nënës dhe mësueses filluan të përplaseshin. Pakëz shqetësim në fillim, më pas dyshim.


“Motoja është që mos i shtrëngoni – thotë ajo. Por kjo nuk do të thotë se mësuesit dhe prindërit nuk kanë një rol në mësimin e fëmijëve dhe nxënësve. Kjo thjesht do të thotë se ne duhet të braktisim sistemin që kemi ndjekur deri më tani dhe të bëhemi më krijues”.

Duke filluar nga studimet e psikologut Eduard Deci, Jessica Lahey ka revolucionarizuar mënyrën e saj të sjelljes me fëmijët, si të sajët, ashtu edhe të të tjerëve. Stimujt për refleksion nuk mungojnë. “Lloji i arsimit që prindërit u përcjellin fëmijëve sot – shkruan në “Lërini të gabojnë” – me tmerrin e mosarritjes së suksesit dhe me super protektivitetin, ka dëmtuar aftësinë, pavarësinë dhe potencialin akademik të një “brezi të tërë”.

Mjaft më me arsimimin konkurrues, sepse për shkak të furisë së konkurrimit, kemi mbërritur në një delir të vërtetë të ankthit dhe paranojës. Le të ndalemi një çast dhe le të marrim frymë mirë. Studimet tregojnë se ky qëndrim i prindërve nën presion është jashtëzakonisht ngjitës.
2. Sa herë që rendim për t’i ndihmuar fëmijët, ose për t’i shpëtuar nga situata të vështira, dërgojmë një mesazh shumë të qartë: i konsiderojmë të paaftë dhe të padenjë për besimin tonë. Le t’i lëmë të gabojnë.

  1. Dështimi që të rinjtë regjistrojnë kur ne e lirojmë shtrëngimin tonë, dhe i lëmë që të bëjnë gabimet e tyre, nuk është vetëm pjesë integrale e të mësuarit, por është pikërisht përvoja që u mëson atyre të zgjidhin problemet me qëndrueshmëri, efektivitet dhe kreativitet.
  2. Mjaft me lavdërime të shfrenuara. Jini të ndershëm me fëmijët tuaj. Lavdërojini ata për aftësinë e ringritjes dhe për përpjekjet që bëjnë për t’u ngritur sërish në këmbë pas dështimeve.
  3. Për të favorizuar autonominë dhe në të njëjtën kohë forcuar marrëdhënien me fëmijët tuaj, duhet t’i bëni të kuptojnë se jeni të bindur që do të bëhen persona të aftë për t’u përmirësuar.
  4. Një nga gjërat më të rëndësishme që prindërit mund të bëjnë për fëmijët është t’i bëjnë ata të ndiejnë se nuk janë vetëm, se janë pjesë e një konteksti më të gjerë dhe se ne jemi atje për t’i mbështetur, teksa ata kërkojnë vendin e tyre në botë.
  5. Studimet kanë treguar se edukimi më i keq i prindërve është ai që ua “heq” dashurinë në rast të dështimit, për t’ua “dhënë” vetëm nëse performanca e tyre është e mirë. Ky stil arsimor godet fëmijët atje ku janë më të prekshëm: tek nevoja për siguri dhe frika nga braktisja.

8.Lavdëroni angazhimin, jo cilësitë e lindura. Dhe jepni një shembull të mirë. Nëse fëmijët tuaj ju shohin duke u përpjekur, edhe nëse dështoni në biznes, ata do të tentojnë të përpiqen nga ana e tyre. Ju jeni modeli i parë dhe më i rëndësishëm për fëmijët tuaj.

  1. Prindërit duhet që të mos ndërhyjnë dhe të lejojnë fëmijët të grinden me njëri-tjetrin, sepse këto konflikte i lejojnë fëmijët të mësojnë të përballojnë një kulturë me gjithnjë e më shumë ngacmime. Nëse i lëmë të zemërohen, ata zemërojnë fëmijët e tjerë, pastaj ulen e pajtohen, mësojnë të jenë miq të mirë, të mbrojnë veten e tyre dhe t’u thonë jo sjelljeve që u shkaktojnë siklet.
  2. Mbështetni marrëdhënien nxënës-mësues edhe kur është e vështirë. Do të ketë mësues që do t’ju pëlqejnë, të tjerë me të cilët nuk doni të flisni, të tjerë që kërkojnë, të tjerë që nuk do kuptojnë ose nuk kanë aspak pritshmëri të qarta. Dhe kjo është e mirë. Është mirë, sepse këta mësues do të mësojnë fëmijën tënd për t’u përballur me shumë njerëz të vështirë që do të ndeshin në jetë./Living


Ju sugjerojmë

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit
-Kulturë

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

16 Maj, 2026 12:13 pm
Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët
Life Style

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin, ja çfarë thonë ekspertët

10 Maj, 2026 11:26 am
1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…
-Kulturë

1958 / Ish-mjeku privat i Mbretit Zog: Lufta ndaj kancerit fitohet nëpërmjet…

22 Prill, 2026 12:38 pm
Rregulla të reja të BE/ Nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme
Life Style

Rregulla të reja të BE/ Nga 2027 ndryshon përbërja, bateritë bëhen të zëvendësueshme

21 Prill, 2026 8:24 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 20 Prill, cilat janë shenjat me fat

20 Prill, 2026 10:07 am
Djali i Biden i gatshëm të ndeshet në kafaz me djemtë e Trump
Life Style

Djali i Biden i gatshëm të ndeshet në kafaz me djemtë e Trump

10 Prill, 2026 11:22 am
Para
Pamje të rënda nga atentati mafioz i Lushnjës, me dy të vrarë e dy të plagosur. Detaje të ngjarjes

Pamje të rënda nga atentati mafioz i Lushnjës, me dy të vrarë e dy të plagosur. Detaje të ngjarjes

Pse nuk martohet Alban Skënderaj me Miriam Canin?

Pse nuk martohet Alban Skënderaj me Miriam Canin?

Ylli Manjani: Pse jam me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa

Ylli Manjani: Pse jam me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa
















TE FUNDIT

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u diskutua projekti në Zvërnec dhe protesta qytetare kundër investimit, Artur Shehu deklaroi...

Lexo më shumë

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë tronditi sot zonën e Lozhanit në Maliq, ku efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërroi jetë...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u është përgjigjur protestuesve shprehen se qeveria ka tradhtuar Shqipërinë...

Lexo më shumë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
4 Qershor, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi është shprehur në emisionin “Opinion” se projekti në Zvërnec është krenaria e qeverisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}