Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Frika më e madhe e shenjës tuaj të horoskopit, ja si shpjegohet

2018/06/25 at 8:00 AM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
 Frika më e madhe e shenjës tuaj të horoskopit, ja si shpjegohet

Dashi: gjendje amullie


Duke qenë se ju mbizotëroheni nga planeti i veprimit dhe marrjes së vendimeve, ju e urreni të ndenjurën kot. Në fakt, instikti juaj ju thotë se të rrish në të njëjtin vend apo në të njëjtën gjendje për një kohë të gjatë është njësoj sit ë bësh hapa prapa. Kini parasysh që të ecni përpara nuk është gjithmonë drejtimi i duhur. Ndoshta është më mirë ndonjëherë të rrini aty ku jeni apo të bëni dy hapa anash.

Demi: mungesa e qendrueshmërisë

Mbase ju lodh të dëgjoni gjithë kohës që Demi nuk pëlqen asgjë veç rutinës, por kjo është e vërtetë sepse ju nuk e përballoni dot një ndryshim që ndërpret sistemin e jetës tuaj të përditshme. Ju besoni thellësisht që nga strukturimi vjen siguria. Ju ecni me një ritëm tuajin dhe kjo ju lejon të parashikoni çdo gjë që vjen drejt jush. Por një shkundje e herëpashershme nuk do ta shembë të gjithë jetën që keni ndërtuar deri tani. Në fakt mund të sjellë gjëra të mira.

Binjakët: vetmia

Çfarë është një intervistues pa një subjekt, një marrës në pyetje pa një të dyshuar, apo një Binjak që nuk ka një shok me të cilin të bisedojë gjithmonë? Duke qenë se mbizotëroheni nga planeti i komunikimit, mërkuri, shenja juaj ka nevojë për mbledhje, grupime dhe socializim. Kur ju mbeteni vetëm frikësoheni nga mendimet tuaja.

Gaforrja: e panjohura

Ju jeni të qartë për atë që pëlqeni dhe mund ta gjeni pjesën më të madhe ( në mos të gjithën) te rehatia e shtëpisë tuaj. Cila gaforre do të dilte ndonjëherë nga guaska e saj? Për fat të keq, kjo ushqen frikën nga çdo gjë jashtë zonës suaj të rehatisë. E panjohura është e frikshme, por nuk duhet t’ju pengojë deri në pikën që ju të mos e konsideroni një punë të re, lidhje apo një situatë të pakëndshme në të cilën po jetoni.

Luani: anonimiteti

Jo çdo Luan është i destinuar për famë dhe pasuri, por më mirë të hidhni çdo gjë poshtë sesa të mos merrni lavdërime dhe mirënjohjen për punën tuaj. Edhe nëse nuk jeni i dhënë pas vëmendjes, ju sërish dëshironi të mbaheni mend për punën që keni bërë dhe për mirësinë që keni treguar me të tjerërt. Mos e lini frikën e të qenurit i harruar t’ju largojë nga fokusi.

Virgjëresha: padobia

Ju jeni gjithnjë të parët që ofroni një leukoplast, ujë, të fshini dyshemenë apo të jepni këshilla. Ju frikëson tejmase mendimi që njerëzit nuk do t’jua kenë nevojën. Ju jeni të përgatitur për çdo gjë, në mënyrë që kur dikush t’ju kërkojë ndihmë ju t’ja ofroni. Të jeni i padobishëm për një moment nuk do t’jua shkatërrojë reputacionin. Ndonjëherë njerëzit dinë t’i zgjidhin vetë punët e tyre.

Peshorja: e ardhmja

Ajo që ushqen frikën tuaj më shumë është fakti që mund të jeni duke marrë vendimet e gabuara. Ju mendoheni gjatë për vendimet që merrni, sidomos nëse këto vendime janë të rëndësishme ku luhet e ardhmja juaj. Mos e lini frikën nga e panjohura t’ju pengojë lëvizjen.

Akrepi: humbja

Ju nuk do ta pranoni kurrë, por jeni posesivë. Ju jeni fëmija që e doni topin vetëm kur shihni një fëmijë tjetër duke luajtur me të. Ju turreni për të mbrojtur të dashurit tuaj dhe sendet e vyera në momentin që ndiheni të kërcënuar nga humbja e tyre. Kjo fjalë nuk është fare në fjalorin tuaj. Nuk ka asgjë të keqe të ruash, por frika e të lënurit të shkojë mund të pengojë zhvillime të bukura.

Shigjetari: injoranca

Ju jeni shkollarë, filozofë dhe eksplorues. E urreni të pranoni që nuk dini diçka, ose më keq akoma, most ë kuptoni për çfarë po flitet. Është e vështirë, pak e frikshmë por duhet ta pranoni që çdo njeri do dëshironte të ishte më inteligjent, më i përditësuar, më i kulturuar etj. Ana e mirë e kësaj është që pot a pranoni që nuk e dini diçka, do ta mësoni në atë moment, ose do të keni mundësinë të leoni për diçka të re.

Bricjapi: dështimi

Ju fokusoheni aq shumë te maja e malit sa refuzoni të shihni që anash jush ka një rrugë më të thjeshtë për të arritur. Ju e masni suksesin me të mira materiale; nëse këto nuk vijnë në fund të punës tuaj, ju e konsideroni dështim. Mos e zhysni vetën në një spirale mendimesh negative. Në vend të kësaj, ripërcaktoni domethënien e suksesit për ju.

Ujori: mungesa e autenticitetit

Ju jeni inovatori i zodiakut dhe ai që caktoni kufijtë e rinj. Kjo ju çon të mendoni që origjialiteti është gjëja më e rëndësishme.  Ajo që ju frikëson më shumë është që idetë e juaja të reja do të sfidohen apo duplikohen, ose më keq akoma, do të zbuloni që këtë ide e ka pasur dikush tjetër para jush. Këto mendime nuk duhet t’ju pengojnë që t’i ndani ato me të tjerët.

Peshqit: konflikti

Të mos pëlqeni dikë apo dikush mos t’ju pëlqejë juve nuk do t’ju mbajë zgjuar natën, port ë keni një konflikt po. Sikur të mos mjaftonte kurajoja që të përballeni me dikë, imagjinata juaj teksa bëni llogaritë që vijnë pas e bën akoma me të lodhshme. Juve ju friksojnë konfliktet, por për fat të mirë keni në dorë edhe antihelmin: vetëbesimin./Opinion.al

Etiketa: frika me e madheHoroskop


Ju sugjerojmë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta
-Jetë dhe Stil

Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta

23 Korrik, 2025 8:46 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
Life Style

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

21 Korrik, 2025 4:58 pm
Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
-Kulturë

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

21 Korrik, 2025 2:56 pm
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Para
Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 25 Qershor 2018

“Shqiponja”/ Zyrtarë të lartë zviceran kundër dënimit nga FIFA të Xhakës dhe Shaqirit

"Shqiponja"/ Zyrtarë të lartë zviceran kundër dënimit nga FIFA të Xhakës dhe Shaqirit

Sinoptikanët: 10 ditëshi i parë i Janarit është surprizues

Parashikimi për sot dhe nesër/ Mot i paqendrueshëm, temperaturat në rënie
















TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com