Aktualitet

Frika mban ngërthyer Parisin një ditë pas sulmeve me mbi 150 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:22 - 14/11/15 |
b.f

PARIS-Franca është në një gjendje të jashtëzakonshme, pas një seri sulmesh terroriste shkaktuar që bënë kërdinë në kryeqytet me 153 të vdekur dhe dhjetëra viktima në atë që tashmë quhet e premtja e zeza e Parisit.

Sulmuesit me shumë gjasa terroristë të ISIS sulmuan vendet më të populluara të fundjavës, si një teatër ku po jepej koncert, restorante dhe bare, stadiumin kombëtar francez ku po zhvillohej një lojë ndërkombëtare.

Tashmë tronditja është shumë e thellë dhe frika ekziston për sulme të tjera. Parisi është i zhytur në panik dhe konfuzion.

“Jemi si në shtet rrethim”, tha gazetari i CNN që po raporton nga Parisi për gjigandin amerikan të informimit, pas 6 sulmeve të koordinuara që ndodhën mbrëmë në Paris.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë brenda, shkollat janë mbyllur. Në qytet lëvizin vetëm forcat ushtarake dhe policore.

“Situata në Paris është shumë e tensionuar”, tha Gregory Philipps, zëvendës redaktor i radio “Franca”. “Njerëzit nuk duan të dalin jashtë nga tmerri”.

Ata që panë tmerrin me sy por fatmirësisht shpëtuan janë strehuar kudo, nëpër bar-kafe apo të shtëpitë e njerëzve të panjohur që banonin pranë zonave të sulmuara.

Qytetarët franceze janë zgjuar këtë të shtunë të paqartë për atë që ndodhi. Kush qendron pas këtyre sulmeve. Nëpër rrjetet sociale lexohen mesazhe arabisht të ISIS që i gëzohet kësaj tragjedie…por është vertet ISIS?

Fjalët “horror”, “masakër” dhe “luftë” kanë mbushur faqet e para të gazetave në gjithë botën.

Njësitë e armatosur të policisë, punonjësit e emergjencave kanë mbushur vendet ku ndodhen sulmet.

Në Bataclan, një sallë koncertesh në pjesën lindore të Parisit, persona të armatosur sulmuan skenën ku një bandë rroku amerikane po jepte shfaqje. “Dëgjoheshin vetëm ulërima dhe njerëzit që mbanin kokën me duar”, thotë Julien Pearce, një gazetar i cili ishte në këtë ngjarje. “Tmerri zgjati për disa minuta”, shtoi ai.

Pengmarrja në Bataclanrezultoi në numrin më të madh të viktimave të të gjitha sulmet që goditën në Paris të premten.

Në Stade de France, stadiumi Kombëtar në Saint-Denis, shpërthimet u dëgjuan gjatë lojës së futbollit mes Francës dhe Gjermanisë, disa njerëz mbeten të vdekur aty.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas