Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Freedom House: Përkeqësim i lirisë së medias! Si vlerësohet Shqipëria

2019/06/05 at 8:37 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Freedom House: Përkeqësim i lirisë së medias! Si vlerësohet Shqipëria

Organizata Freedom House, në raportin e saj më të fundit thotë se thekson në demokraci, sikurse edhe në shtetet autoritare, udhëheqësit që synojnë konsolidimin e pushtetit, po gjejnë mënyra të reja për të shtypur gazetarinë e pavarur.

Në raportin mbi “Liritë dhe mediat në vitin 2019”, thuhet mes tjerash se udhëheqësit antidemokratik në demokracitë e brishta, kanë provuar të trembin mediat duke përdorur mjete ekonomike, ligjore dhe joligjore për të heshtur gazetarët kritik dhe për të forcuar mediat ‘miqësore’.

Raporti thekson ndikimin botëror të retorikës kundër mediave të përdorur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gazetarët gjithandej në botë kanë më pas arsye të besojnë se Uashingtoni do t’u vijë në ndihmë nëse shkelen të drejtat e tyre themelore.

Sipas të dhënave të Freedom House, liria e medies është përkeqësuar në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, me forma të reja të shtypjes që zbatohen si në shoqëritë e hapura edhe në shtetet autoritare.

Trendi është më i shprehur në Evropë, më parë një fortesë e lirive dhe në Euro-Azi e në Lindjen e Mesme, ku janë të përqendruara shumë nga diktaturat më të mëdha në botë.

Në disa prej demokracive më me ndikim në botë, thuhet në raport, shtresa të mëdha të popullsisë nuk marrin më lajme dhe informacione të paanshme. Kjo nuk ndodhë se gazetarët janë futur në burg, siç mund të ndodhë në shtetet autoritare. Në vend të kësaj, thuhet në raport, mediat kanë rënë pre e përpjekjeve për të mbytur pavarësinë e tyre.

Metodat e zakonshme përfshijnë mes tjerash edhe trysninë ligjore e financiare, çështjet e pronësisë dhe denoncimet publike të gazetarëve të ndershëm. Qeveritë gjithashtu kanë ofruar mbështetje për mediat ‘miqësore’ përmes masave të tilla si kontrata shtetërore fitimprurëse, vendime të favorshme rregullatore dhe qasje preferenciale në informacionin shtetëror.

Në raport përmenden qeveria e Viktor Orbánit në Hungari dhe administrata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që kanë arritur “sukses” në heshtjen e gazetarisë kritike. Të dy udhëheqësit, thuhet në raport kanë përqendruar pronësinë mbi mediat, në duart e miqve të tyre.

Të dyja këto vende kanë nga 2 pikë në një matje nga 0 deri ne 4 ku rezultati 0, përfaqëson shkallën më të vogël të lirisë dhe ai 4, shkallën më të lartë të lirisë. Shqipëria dhe Kosova, po ashtu kanë nga 2 pikë sikurse edhe të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit
Kronikë

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

13 Nëntor, 2025 9:37 am
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump nënshkruan projektligjin që i jep fund mbylljes së qeverisë

13 Nëntor, 2025 9:27 am
Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza
Kronikë

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

13 Nëntor, 2025 8:59 am
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi
Kryesore

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi

13 Nëntor, 2025 8:52 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:50 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:01 am
Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Sport

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

12 Nëntor, 2025 7:55 pm
Para
Plani i Bashës për ekonominë prezantohet në Berlin

Plani i Bashës për ekonominë prezantohet në Berlin

Trump nuk e përjashton aksionin ushtarak ndaj Iranit

Trump nuk e përjashton aksionin ushtarak ndaj Iranit

Përgjimi 1/ Avdylaj presion drejtorit: Më thuaj kush janë të PD-së…

Përgjimi 1/ Avdylaj presion drejtorit: Më thuaj kush janë të PD-së...

TE FUNDIT

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit
13 Nëntor, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”. Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Nga hetimet rezultoi 5 ditë më...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan projektligjin që i jep fund mbylljes së qeverisë

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
13 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një projektligj shpenzimesh për të rihapur qeverinë dhe për t’i dhënë fund mbylljes më...

Lexo më shumë

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza
13 Nëntor, 2025

Dy vajza, të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, kanë rënë në pranga e bluve të Tiranës, pasi dyshohet...

Lexo më shumë

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi
13 Nëntor, 2025

Këtë të enjte, në Romë, do të mbahet takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali (G2G Government to Government). Ky takim, që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com