Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Seanca për Belerin I cili kërkon të betohet si kryebashkiak i Himarës, do të zhvillohet më 19 mars 2024, ora 10:00.
Gjykata ka publikuar vendimin në një kohë kur SPAK dha pretencën për Belerin, duke kërkuar 2.6 vite burg pasi akuzohet për blerje votash. Nga ana tjetër SPAK për Pandeli Kokaveshin ka kërkuar 2 vite burg, për të cilat sugjeron që të konvertohen në shërbim prove.
Kujtojmë se Beleri ndodhet pas hekurave që nga 12 maji i 2023. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale për blerje votash.