Teksa vazhdon numërimi i kutive për këshillin bashkiak në Himarë, sipas rezultateve PS kryeson më më shumë mandate.
Deri më tani janë numëruar 13 kuti nga 36 të cilat janë në total.
Sipas të dhënave, partia socialiste kryeson me 1134 vota, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 681 vota.
Ndërkohë kandidati fitues për bashkinë e Himarës u shpall Fredi Beleri i “Bashkë Fitojmë”, me 3837 vota, edhe pse u la në burg për korrupsion aktiv në zgjedhje./Opinion.al