Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Franko Stree Art – Rene Moncada i Tiranës

2017/02/20 at 8:12 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Komente, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Franko Stree Art – Rene Moncada i Tiranës

Nga Albatros Rexhaj


Nuk mund të shkruaj për Frankon, këtë artist të ri të rrugëve të metropolit, pa folur njëherë për vetë Tiranën. Sado që mund të duket e çuditshme, ndonëse mund të duket e pabesueshme, sado që mund të na tingëllojë arkaike, Tirana është shatërvani ku shpërthen si frymëzimi ashtu edhe e gjithë zemërata jonë. Njësoj si në kohën e Romës së lashtë, edhe rrugët shqiptare, në fund, që të gjitha, të shpiejnë në Tiranë, këtë qytet labirint, plot e përplot vrull rinor dhe vazhdimisht në një gjendje adoleshence konstante.

Pak qytete në botë kanë shpirtin e Tiranës: një kaos i organizuar, një përzierje e çdo gjëje nga pak dhe që, në një mënyrë pothuajse magjike, gjen një mënyrë që të vazhdojë të jetë vetja. Për mua, pikërisht ky mishmash, përbën veçorinë më të bukur të absurdit shqiptar, energjia e besimit trivial se këtu gjithçka është e mundur, ky besim idilik që Tirana përçon te të gjithë, madje edhe te ata që klithin se këtu asgjë nuk funksionon. Sot, Tirana përbën një rast didaktik të përpjekjes që një qytet të rizbulojë vetveten dhe ta rishkruajë vetë përkufizimin për atë se çfarë në të vërtetë nënkupton nocioni “shpirt urban”. Dhe e bukura e këtij përkufizimi, në rastin e Tiranës, është se vazhdimisht ndryshon,  përshtatet dhe gjithnjë e më tepër i afrohet asaj që është tipike shqiptare: tendenca për ta kontrolluar të pakontrollueshmen dhe rebelimi kundër po kësaj tendence!

5 street

Tirana është qyteti ku e shkuara komuniste dhe ëndrrat nga e ardhmja derdhen në kaosin e të tashmes dhe bashkëjetojnë në një martesë të sforcuar, një safari urban në mes të Evropës, mundësi krejtësisht e veçantë për të shijuar lindjen e entuziazmit të pastër, që bota mendon se tashmë i takon së shkuarës. Pikërisht në këtë ndërthurje atipike, një artist i ri sfidon botën e vjetër, sfidon sistemin e të sotshmes që nuk shkëputet nga e shkuara, dhe në muret e Tiranës përçon mesazhin e tij të një rebelimi të butë. Ky është Françesko Dinaj apo shkurt Franko, artisti i rrugës, autori i shumë muraleve në pjesë të ndryshme të Tiranës, por më së shumti i njohur për muralin te rruga Myslym Shyri, ku me anë të dy vëllezërve paraqet lidhjen e pashkëputshme në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.

1 street

Në një mënyrë apo tjetër, të paktë janë ata tiranas, por edhe vizitorë të Tiranës që, në një mënyrë apo tjetër, nuk e njohin Frankon, gjegjësisht punën e tij. Muralet e tij, së fundmi edhe në 3D, hasen pothuajse në çdo cep të Tiranës dhe ato janë bërë pjesë e asaj që syri ynë e pranon si pjesë të natyrshme të Tiranës. Me punën e tij, Franko është një Rene Moncada shqiptar, që njësoj si Moncada në vitet 1980 në Nju Jork, ngjyros muret dhe përçon mesazhin e tij. Mesazhi i Frankos mund të mos jetë i tipit urban guerilla e të ngjashme, por është pikërisht mesazhi që i duhet Tiranës dhe shqiptarëve sot: mesazhi i dashurisë dhe i kujdesit për njëri-tjetrin.

Për mua, Franko, si artist por edhe si një tip misionari modern, përbën një nga ato elemente të pakta që, sot, Tiranën e bëjnë pjesë të shpirtit të botës. Po, pikërisht pjesë të botës, sepse ajo që ne cilësojmë si moderne, perëndimore, evropiane apo çfarëdo epiteti tjetër, pikën e rëndesës nuk e ka te restorantet e ndryshme, secila një tip kopjeje e një vendi të ngjashëm diku në botë, apo as te enterieri i shtrenjtë dhe as te fasadat super të shndërritshme. Jo, janë artistët si Franko, pastaj klubet e vogla si Hemingway, Garage Pub, You & Me and Bukowski, Hugo apo La Rosa Negra si dhe zbulimet tipike të Tiranës si Radio apo Check Point Charlie, por edhe mjaft vende dhe gjëra të tjera, që nuk bëjnë shumë zhurmë por kurrë nuk ndalen, që përbëjnë lidhjen organike dhe shpirtërore në mes të shpirtit të Tiranës dhe shpirtit të botës.

3 street

Franko nuk bën pjesë në mesin e “shenjtorëve” e “moralistëve” që mendojnë se Tirana vuan nga një sëmundje dhe ka nevojë të shërohet dhe që në këtë naivitet të tyre bëjnë çmos që ta kontrollojnë vetë shpirtin e qytetit, pikërisht më të bukurën e saj. Jo, me artin e vet, Franko është një nga ata që sot po rishkruajnë përkufizimin e kuptimit “shpirt urban” dhe, në hap e sipër, guximshëm ia shpalos botës se çfarëdo ndryshimi duhet të vijë nga brenda, si pjesë dhe shpërfaqje e veçantisë që Tirana ka si qytet.

Të mos kemi asnjë dyshim, ky ndryshim po vjen, si një uragan që fillon qetë dhe më pas të përfshin pa pardon. Dhe Franko është një nga vetë shenjat e këtij ndryshimi të madh që Tirana po ndjell.

(ky reflektim është krejtësisht personal)

1 street5 street2 street4 street3 street6street

Etiketa: frankorene moncadastree arttirane


Ju sugjerojmë

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
Para
Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ/ Shkëlzen Berisha: Ramës i kanë humbur delet

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ/ Shkëlzen Berisha: Ramës i kanë humbur delet

FOTO/ Kush janë xhepistet Eva dhe Anxhela, ishin kthyer në një tmerr për banorët

FOTO/ Kush janë xhepistet Eva dhe Anxhela, ishin kthyer në një tmerr për banorët

E Fundit/ Zjarr në një apartament në Gramsh, rrezikohet i gjithë pallati

E Fundit/ Zjarr në një apartament në Gramsh, rrezikohet i gjithë pallati
















TE FUNDIT

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama  ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
15 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprimtarish...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

Auto-Skicë
15 Tetor, 2025

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përballur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi në mbledhjen e kryetarëve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com