-U tha në Opinion

Frangaj: Qeveria me bazë të gjerë do ishte në të mirë të vendit  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:28 - 27/04/21 |
el ida

Drejtori i Përgjithshëm i TV Klan, Aleksandër Frangaj tha në emisionin “Opinion” se një qeverisje me bazë të gjerë do të ishte në të mirë të vendit. Megjithatë ai pohoi se në rezultatin e tanishëm të zgjedhjeve, kjo nuk është e mundur të ndodhë.

“Prej shumë kohësh e kam artikuluar që është në të mirë të vendit, të reformave të mëdha, për integrimin, për reformat kushtetuese, pronat që janë bërë gjithmonë të sajuara e asnjëherë s’kanë dhënë rezultatin që duhet. Do ishte e mirë për vendin. Një vend i vogël që zihemi, kacafytemi dhe jemi në vend numëro. Mendoj që një qeveri e gjerë do ishte në favor të zhvillimit të vendit. Por them, që kjo këtë radhë është e pamudnur. Po të ishte në numrat 70-72 mund të ishte”, tha Frangaj duke sjellë si paralele Gjermaninë që ka një qeverisje me bazë të gjerë./Opinion.al

 

Pas