-U tha në Opinion

Francesco Becchetti fitoi ndaj Shqipërisë? Rama jep përgjigjen e tij


               Publikuar në : 22:44 - 16/05/19 |
geliano fataj

Deri në mbarim të procesit, palët nuk shprehen. Dhe ka një kaluzolë konfidencialiteti që detyron palët të mos shprehen, është gjykata apo arbitrazhi që në përfundim të procesit do shprehet. Për momentin kemi portalet”.

Ishte kjo përgjigjia e kryeministrit Edi Rama në lidhje me zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit se Shqipëria ka humbur një gjyq në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar me Francesco Becchetti.

Ditët e fundit është shkruar se Becchetti ka fituar ndaj Shqipërisë, ndërsa vendi i detyrohet sipërmarrësit një shumë mbi 100 milionë euro.

Në fakt në gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar çështja del e mbyllur, por vendimi ende nuk është zbardhur. /Opinion.al

Pas