Një fluturim privat përfundoi në tragjedi të premten pasdite, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në qytetin francez Sanfol, pranë Chartres, në Francën perëndimore.
Sipas autoriteteve lokale, të tre personat në bordin e avionit u vranë. Prefektura njoftoi se aeroplani u rrëzua në një zonë banimi, por “nuk goditi një shtëpi”. Dëmi i vetëm material u regjistrua në një makinë të parkuar.
Viktimat janë dy burra dhe një grua. Moshat e tyre nuk janë bërë ende të ditura. Avioni i përkiste klubit të fluturimit të Aeroportit Metropolitan të Chartres.
Autoritetet kompetente kanë nisur një hetim për shkaqet e aksidentit.