Bota

Francë/Publikoi karikaturat e profetit në klasë, profesori vritet me thikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:36 - 16/10/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë. Një profesor që kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed u ekzekutua në mënyrë makabre me prerje koke nga një person në rrethinat e Parisit.

Mësohet se para se të kryente krimin raportohet se agresori ka thirr “Allah Akbar”  dhe më pas kërcënoi dhe agjentët e policisë me thikë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, autori i kësaj ngjarje të rëndë u ekzektua nga policia dhe dyshohet se është prindi i një prej nxënësve.

Profesori i vrarë jepte lëndën e histori-gjeografisë në liceun e “Bois d’Aulne” në Conflans-Saint-Honorine. Disa ditë më parë ai raportohet të ketë nxjerrë disa karikatura të profetit Muhamed gjatë kursit për lirinë e të shprehurit.

Ngjarja ka shkuar dhe më tej pasi autori i vrasjes gjatë ndjekjes nga policia ka publikuar në rrjetet sociale imazhe nga ky akt i rëndë.

Pas