Ibrahim Abdeslam, 31 vjeç u hodh në erë jashtë kafenesë Comptoir Voltaire, pranë teatrit Bataclan, ndërsa i vëllai Mohamed Abdeslam, një ish-punonjës i këshillit u arrestua në perëndim të Brukselit.
Policia e hujmbi mundësinë për të ndaluar edhe vëllain e tyre të tretë Salah, teksa u pyet duke kaluar kufirin për në Blegjikë. Ai është tashmë në ndjekje ndërkombëtare.
Sot nëna e tyre e mbrojti Ibrahimin, duke pohuar se xhaketën shpërthyese ai mund ta ketë perdorur aksidentalisht dhe se mund ta ketë kryer sulmin, ngaqë ishte i stresuar.