Bota

Francë/Më shumë se 7 mijë raste në 24 orë, Macron nuk përjashton mbylljen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:14 - 28/08/20 |
Opi Nion

Franca vijon të shohë shifra të larta të infektimeve nga Covid 19, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.379 raste të reja, në një rekord prej 900.000 tamponësh.

Në komunikimin e tyre autoritetet shëndetësore njoftojnë se dinamika e përhapjes është eksponenciale dhe se treguesit spitalorë janë në rritje.

Shifrat thonë se 20 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të vdekurve në 30.596 persona që nga nisja e pandemisë.

Ndërkohë presidenti Macron nuk ka përjashtuar mundësinë e një mbylljeje të re. “Nuk do të kisha mësuar mjaftueshëm nga kjo që po jetojmë  prej disa muajsh, nëse do t’ju thoja se e përjashtoj totalisht mundësinë e një mbylljeje”, ka thënë presidenti duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me një mbyllje tjetër përballë shifrave të larta. Duke folur përballë mediave, Macron ka shtuar: “Jemi të predispozuar të bëjmë gjithçka për ta ndalur”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, presidenti francez ishte shprehur kundër mbylljes, për shkak të pasojave në ekonomi./Opinion.al

Pas