Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Francë, kryeministri paralajmëron ardhjen në pushtet të së djathtës së skajshme

2024/07/03 at 7:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Francë, kryeministri paralajmëron ardhjen në pushtet të së djathtës së skajshme

Partia e djathtë e skajshme Bashkimi Kombëtar është partia e vetme që mund të fitojë shumicën dërmuese në zgjedhjet parlamentare të Francës, deklaroi të mërkurën Kryeministri Gabriel Attal, duke u bërë thirrje votuesve francezë të bllokojnë ardhjen në pushtet të kësaj partie.

Katër ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve, Kryeministri Attal tha se shumë votuesve francezë do t’u duhet të shkojnë kundër vullnetit të tyre, duke votuar për parti të cilat nuk i mbështesin në mënyrë që ato të vijnë në pushtet.

Bashkimi Kombëtar dominoi zgjedhjet në raundin e parë, duke i dhënë shpresë partisë së zonjës Marine Le Pen të formojë qeverinë e re dhe kandidatit të saj 28 vjeçar, Jordan Bardella të bëhet kryeministër në një “bashkëjetesë” të tensionuar me Presidentin Emmanuel Macron.

Por mbi 200 kandidatë nga partitë e majta dhe të qendrës gjatë kësaj jave hoqën dorë nga gara zgjedhore në raundin dytë, duke sakrifikuar shpresat e tyre për t’u zgjedhur me qëllim që të parandalojnë fitoren e kandidatëve të Bashkimit Kombëtar.

“Vetëm një bllok mund të fitojë shumicën dërmuese në parlament dhe ai është blloku i djathtë ekstrem,” i tha zoti Attal radios ‘France Inter’.

“Të dielën në mbrëmje, gjatë raundit të dytë, duhet të bëjmë çmos që e djathta e skajshme të mos fitojë shumicën dërmuese,” shtoi ai.

“Nuk është ndjenjë e mirë që disa francezëve do t’u duhet të bllokojnë (të djathtën)… duke dhënë një votë që nuk kanë dëshiruar ta jepnin”, tha ai.

“E them se është përgjegjësia jona që ta bëjmë një gjë të tillë,” shtoi ai.

Për të formuar qeverinë pa ndihmën e koalicioneve, partive u duhet të fitojnë 289 vende në parlamentin me 577 deputetë. Zonja Le Pen thotë se Bashkimi Kombëtar do të përpiqet të sigurojë mbi 270 vende në parlament, duke joshur anëtarë të tjerë të parlamentit që t’i bashkohen asaj.

“Në fund të raundit të dytë, fuqia do të jetë ose në duart e një partie të krahut të djathtë ekstrem, ose në parlament. Unë po luftoj për skenarin e dytë,” deklaroi zoti Attal.

Një mundësi, që ditëve të fundit po merr vëmendjen e shtuar të mediave, është alternativa që në vend të një qeverie të së djathtës ekstreme, Franca të qeveriset nga një koalicion i gjerë i partive të qendrës të Presidentit Macron, të së djathtës tradicionale, socialistëve dhe partisë së gjelbër.

Por zoti Attal nuk u zotua për këtë formë: “Nuk po flas për një koalicion. Nuk dua t’u imponoj francezëve një koalicion që ata nuk e kanë zgjedhur.”

Ish kryeministri Edouard Phillipe, që vazhdon të jetë një zë me ndikim në kampin pro-Makron, i tha televizionin francez TF1 të dielën se ai do të votojë për kandidatin komunist për ta ndalur të djathtën ekstreme.

Ai tha se pas zgjedhjeve ai do të mbështesë një shumicë të re parlamentare që mund të përfshijë “të djathtën konservatore dhe social-demokratët”, por nuk do të përfshinte partinë e majtë ekstreme Franca e Papërkulur, e njohur me shkurtesën LFI./

Ai tha se pas zgjedhjeve ai do të mbështesë një shumicë të re parlamentare që mund të përfshijë “të djathtën konservatore dhe social-demokratët”, por nuk do të përfshinte partinë e majtë ekstreme Franca e Papërkulur, e njohur me shkurtesën LFI./VOA

Ju sugjerojmë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Para
Shpalli Tiranën kampione, Egbo rikthehet si trajner në Superligë

101 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Biden mesazh urimi për Shqipërinë

Biden, përpjekje për të zbutur shqetësimet e partisë rreth gjendjes së tij shëndetësore

Khamenei: Votuesit që bojkotuan zgjedhjet nuk janë kundër republikës islamike

TE FUNDIT

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
15 Qershor, 2026

Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, është shkarkuar nga posti i tij vetëm një ndeshje pas nisjes së Botërorit. Federata Tuniziane...

Lexo më shumë

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor, 2026

Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha të martën se vendi i tij nuk do të ofrojë më armë për Ukrainën,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}