Bota

Francë/ Jelekverdhët në javën e 13 të protestave


               Publikuar në : 13:19 - 10/02/19 |
b.f

Në Paris jelekverdhët vijojnë të protestojnë. Ata kanë hyrë tashmë në javën e trembëdhjetë, por janë po aq të dhunshëm sa ditën e parë. Qindra protestues u përplasën në fundjavë ashpër me policinë përpara Parlamentit. Jelekverdhët po tentonin të pushtonin Asamblenë Kombëtare.

Policia tentoi të shpërndajë turmën me anë të granadave shokuese. Një 21 vjeçar humbi dorën pasi granada i shpërtheu në dorë. Më shumë se 30 të tjerë u arrestuan.

Jelekverdhët nuk kursyen të dëmtonin dhe shkatërronin as mjetet luksoze të parkuara pranë Parlamentit. Ndërkohë protestuesit në Lion u përplasën me një grup radikalësh të djathtë. Dëshmitarët e përshkruajtën përplasjen si luftë civile.

Parlamenti këtë javë miratoi një ligj kundër huliganizmit gjatë protestave, e cila ndalon manifestuesit të mbulojnë fytyrat. Ky ishte edhe shkaku kryesor i protestave këtë javë.

Zhvillimet e fundit kanë shkaktuar tension diplomatik mes Francës dhe Italisë. Jelekverdhët francezë mbështeten nga zv. Kryeministri Italian Di Maio. Ky i fundit synon krijimin e një koalicioni në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit./E.L

Pas