Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku është gjetur trupi i pajetë i një vajze 12-vjeçare në një valixhe.
Policia franceze ka bërë të ditur se valixhja u zbulua mbrëmjen e së premtes në pallatin ku banonte viktima në lagjen 19 të kryeqytetit.
Babai i vajzës filloi të shqetësohej pasi ajo nuk u kthye në shtëpi nga shkolla të premten pasdite. Ai njoftoi gruan e tij, e cila kallëzoi në polici se fëmija ishte zhdukur.
Ndërkohë katër persona janë dërguar në paraburgim në lidhje me hetimin, tha një burim i afërt me rastin, ndërsa është hapur një çështje me akuzën e vrasjes.
Megjithatë, detajet e ngjarjes dhe lidhjet e personave të arrestuar me të janë ende të paqarta.