Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë në një stacion treni në Strasburg.
Sipas mediave të huaja, i ndjeri me origjinë nga Kosova është identifikuar si Sabit Hazhiaj.
Mësohet se viktima flinte në një strehë që e kishte ngritur vetë.
Trupi i viktimës u gjet mëngjesin e së shtunës, më 1 shkurt, në lagjen e stacionit të trenit në Strasburg.
Policia është njoftuar nga një mik i viktimës, i cili e kaloi natën me të.
Uniformat blu janë duke hetuar për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.
Sipas të dhënave, 23 njerëz të pastrehë vdiqën në zonën metropolitane të Strasburgut midis nëntorit 2023 dhe nëntorit 2024./Opinion.al