Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lion të Francës, ku dy persona me thika në dorë kanë terrorizuar qytetarët, duke vrarë një burrë dhe plagosur 9 të tjerë.
Të plagosurit janë transportuar për në spital, ndërsa polica ka bërë të mundur arrestimin e një prej agrsorve, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Deri më tani ende nuk dihet nëse sulmi është një akt terrorist, apo agresorët dhe të dëmtuarit kanë pasur një konflikt mes tyre.
Ndërkohë, mësohet se 3 nga 9 të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Policia po vijon kontrollet për kapjen e autorit tjetër, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.