Vetë në Francë, 80.000 persona kanë kërkuar azil për vitin 2015, që paraqet rritje për 20% në krahasim me një vit më parë.
Krahasuar me numrin prej afro 1.1 milioni të azilkërkuesve në Gjermani, të dhënat për Francën janë shumë më të vogla.
Drejtori i përgjithshëm i agjencisë franceze për mbrojtje të refugjatëve, Pascal Brice, tha se vetëm 31.5% të 79,130 aplikacioneve për azil ishin të suksesshme.
Më së shumti azilkërkues kishte nga Siria, e përfshirë nga lufta, dhe Sudani e Kosova, raporton AFP nga Parisi.